LAJMI I FUNDIT:

Britania e Madhe kërkon nga Serbia të ndal fushatën e ç’njohjeve ndaj Kosovës              

Britania e Madhe kërkon nga Serbia të ndal fushatën e ç’njohjeve ndaj Kosovës              

Përfaqësuesi i Britanisë së Madhe në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka përshëndetur bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë mes Kosovës dhe Serbisë.

Përfaqësuesi britanik thotë se përballja me coronavirusin duhet të jetë prioritet kryesor i qeverisë në detyrë apo qeverisë së re në Kosovë.

Ai thotë se në këtë kohë krize nuk ka vend për manovra politike por duhet një bashkëpunim i brendshëm dhe i jashtëm për luftimin e COVID-19.


Përfaqësuesi i Britanisë së Madhe në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara thotë se pas mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë palët duhet ta respektojnë Kushtetutën dhe të ketë vendime të shpejta në mënyrë që qeveria në detyrë apo ndonjë qeveri e re të merr masat e duhura kundër COVID-19.

Përfaqësuesi i Britanisë së Madhe në Këshillin e Sigurimit ka përmendur edhe donacionin e Serbisë me teste për COVID-19 për Kosovën, përcjell Telegrafi.

“Mirëpresim mbështetjen e ofruar nga Serbia dhe nga të gjithë të tjerët për Task Forcën e krijuar në Kosovë për luftimin e COVID-19, me pajisje të ndryshme dhe shpresojmë se kjo do të jep frytet e veta. Kemi parë shembuj të ndryshëm që komunitete të ndryshme kanë bashkëpunuar për luftimin e COVID-19. Në mirëpresim bashkëpunimin e ministrit të Kthimit dhe atij të Shëndetësisë në komunat veriore [të Kosovës] në mbrojtjen e komunitetit serb atje”.

Përfaqësuesi i Britanisë së Madhe në Këshillin e Sigurimit thotë se këto janë themele të mira në bashkëpunimet a ardhshme mes Kosovës dhe Serbisë.

“Falënderoj edhe Ministritë e Shëndetësisë në Kosovë dhe Serbi në kuptimin që ministrat përkatës janë koordinuar për veprimet në luftë ndaj COVID-19. Falënderoj edhe ministrin e Punëve të Jashtme që ka mundësuar këtë bashkëpunim”.

Përfaqësuesi i Britanisë së Madhe në Këshillin e Sigurimit ka mirëpritur heqjen e tarifës nga Kosova me 1 prill duke kërkuar edhe nga Serbia të reagojë.

“Ne presim nga Serbia që të ndalë fushatën e ç’njohjeve dhe besojmë se barrierat e tilla tregtare tarifore dhe jotarifore mund të largohen me dialog teknik dhe inkurajojmë palët për të shfrytëzuar këtë momentum”.

Përfaqësuesi i Britanisë së Madhe në Këshillin e Sigurimit ka përshëndetur edhe progresin që ka bërë Gjykata Speciale në “zbardhjen e krimeve të ndryshme”.

Përfaqësuesi i Britanisë së Madhe ka përshëndetur institucionet e Kosovës për ngritjen e aktakuzës së parë që lidhet me dhunën seksuale në kohën e luftës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka preferohet të hamë për iftar, e çka për syfyr? Shpjegon nutricistja Urata Rexhepi

Çka preferohet të hamë për iftar, e çka për syfyr? Shpjegon nutricistja Urata Rexhepi

Shëndetësi
“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

Lajme
Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Lajme
“Depozitat e mia financiare si Kryepeshkop i përkasin Kishës së Shqipërisë”, hapet testamenti i Anastas Janullatos

“Depozitat e mia financiare si Kryepeshkop i përkasin Kishës së Shqipërisë”, hapet testamenti i Anastas Janullatos

Lajme
Supremja ia kthen Apelit në rigjykim rastin e vrasjes në “City Club”, ku Granit Elshani u dënua me 24 vite burgim

Supremja ia kthen Apelit në rigjykim rastin e vrasjes në “City Club”, ku Granit Elshani u dënua me 24 vite burgim

Drejtësi
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
Kalo në kategori