LAJMI I FUNDIT:

Shkollat ​​në Gjermani rihapen me një pamje të re

Shkollat ​​në Gjermani rihapen me një pamje të re

Nxënësit në Gjermani u kthyen në klasë të hënën pasi shkollat ​​që ishin mbyllur muajin e kaluar nga coronavirusi, filluan të rihapen.

Rihapja e pjesshme, e dakorduar javën e kaluar nga kancelarja Angela Merkel dhe kryeministrat rajonalë, filloi me studentët më të vjetër, të cilët do të vëzhgojnë distancimin e rreptë shoqëror, shkruan Reuters.


Drejtori i shkollës së mesme FREIHERR-VOM-STEIN, Martin Finke thotë:

“Së pari, ne ulëm numrin e nxënësve në një grup, natyrisht. Tani kemi rreth tetë fëmijë në një klasë me një mësues në ndërrime të ndryshme. Kjo do të thotë, studentët do të qëndrojnë në radhë jashtë klasës. Pastaj ata do të lajnë duart dhe shkojnë në tavolinën e tyre të caktuar, e cila është e rezervuar vetëm për ta. Ne do të duhet të fillojmë t’u mësojmë fëmijëve se kjo është rutina e re”.

“Sot është fillimi i diçkaje të re dhe shpresoj se do të jemi në gjendje t’u japim studentëve që vijnë këtu një besim dhe një ndjenjë të komunitetit, në këtë realitet të ri, në mënyrë që ata të mund të na shohin përsëri ne dhe shokët e tyre të klasës, realitetin që ata do të duhet të mësohen edhe pas diplomimit të tyre në gusht. Tani kemi një temë krejt të re, të cilën do të duhet ta mësojmë çdo mëngjes, dhe të quajtur higjienë”, tha drejtori Finke.

Nxënësit në të gjithë botën kanë marrë mësimet e tyre nëpër internet pasi qeveritë kanë urdhëruar që shkollat ​​të mbyllen në mënyrë që të ngadalësojnë transmetimin e coronavirusit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte

Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte "seks të panatyrshëm", gjykatësi: Nuk është krim në martesë

Azia
Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Botë
Kalo në kategori