LAJMI I FUNDIT:

Mediat britanike publikojnë një dokument: Vitin e kaluar kishte një paralajmërim për rreziqet e pandemisë së coronavirusit

Mediat britanike publikojnë një dokument: Vitin e kaluar kishte një paralajmërim për rreziqet e pandemisë së coronavirusit

Autoritetet e larta britanike u paralajmëruan për rrezikun e coronavirusit vitin e kaluar dhe u ishte thënë atyre që të depozitojnë pajisje mbrojtëse personale, ka zbuluar një dokument i rrjedhur nga mediat britanike.

Dokumenti i detajuar i Zyrës së Kabinetit pretendoi se një pandemi mund të kushtojë dhjetëra mijëra jetë dhe kërkoi “kapacitete shtesë” për ta mbajtur kombin të sigurt.

I publikuar nga The Guardian, përcjell Telegrafi, dokumenti zbulon se Qeverisë iu tha që të grumbullojë pajisje mbrojtëse personale, të vendosë gjurmimin e kontaktit dhe të hartojë plane për të menaxhuar një rritje të vdekjeve.


Qeveria u paralajmërua gjithashtu të bënte plane për të ndihmuar britanikët jashtë vendit, duke i rikthyer ata si përparësi.

Një nga ata që u nënshkrua në “Vlerësimin e Riskut të Sigurisë Kombëtare të vitit 2019” ishte Sir Patrick Vallance, këshilltari kryesor shkencor i Qeverisë.

Dhe sipas medieve britanike, përcjell Telegrafi, dokumenti thoshte:

  • Një pandemi do të ishte e pranishme deri në “tri faza”.
  • 50 për qind e popullsisë do të infektohej.
  • Një pandemi e virulencës së moderuar mund të çojë në 65,600 vdekje.
  • Kostoja e mundshme për Mbretërinë e Bashkuar mund të jetë 2,35 trilionë funte.
  • Mund të duhen vite me radhë që shërbimet shëndetësore dhe të kujdesit shoqëror të shërohen.
  • Do të kishte zemërim publik nëse dukej sikur Qeveria po e trajtonte atë keq.

Një dokument i tillë publikohet ndërsa numri i vdekjeve në spitalet e Mbretërisë së Bashkuar nga coronavirusi shkon drejt 20,000.

Gjithsesi, sipas The Sun, është e paqartë nëse Theresa May apo Boris Johnson ishin Kryeministër kur dokumenti u paraqit.

Por siç thuhet më tej, në më shumë se 600 faqe, aty përmendet në mënyrë specifike një shpërthim i coronavirusit duke përmendur Sars dhe Mers. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump nënshkruan urdhrin e dënimit me vdekje

Trump nënshkruan urdhrin e dënimit me vdekje

Amerika
Të gjitha fushat që Trump mori vendime që në ditën e tij të parë të kthimit në detyrë si president i SHBA-së

Të gjitha fushat që Trump mori vendime që në ditën e tij të parë të kthimit në detyrë si president i SHBA-së

Amerika
Refuzuan të kthehen në vijën e frontit, policia ushtarake ruse rrah brutalisht ushtarët e vetë - i godet me shkop dhe elektroshok

Refuzuan të kthehen në vijën e frontit, policia ushtarake ruse rrah brutalisht ushtarët e vetë - i godet me shkop dhe elektroshok

Evropa
Njerëzit përdorën çarçafë 'për t’u hedhur' nga dritaret - pamje të tjera të zjarrit që la dhjetë të vdekur në një restort skijimi në Turqi

Njerëzit përdorën çarçafë 'për t’u hedhur' nga dritaret - pamje të tjera të zjarrit që la dhjetë të vdekur në një restort skijimi në Turqi

Turqia
Trump anuloi punën nga shtëpia për njerëzit që punojnë për shtetin

Trump anuloi punën nga shtëpia për njerëzit që punojnë për shtetin

Amerika
Trump urdhëron largimin e SHBA-së nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

Trump urdhëron largimin e SHBA-së nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

Amerika
Kalo në kategori