Leah Bloomberg nga Wisconsin në SHBA, ku masat preventive janë zgjatur deri më 26 maj, është duke rimarrë veten pas infektimit me coronavirus.
Ajo i ka disa fjalë për ata që dëshirojnë të protestojnë nëpër Amerikë për shkak të masave kufizuese në luftën kundër COVID-19, raporton CNN.
“I kam kaluar nëntë ditë në komë, në respirator. Edhe nëntë tjera në repartin e kujdesit intensiv, për shkak të barnave kam pasur halucinacione”, ka deklaruar Liah rrëfimin e saj në Facebook, transmeton Telegrafi.
“Më është dashur që sërish të mësohem të eci sepse muskujt më janë mpirë nga qëndrimi dyjavor në shtratin e spitalit. Jam e lumtur që jam e gjallë. Qëndroni nëpër shtëpitë tuaja. Merrni paratë që po ua jep qeveria. Mos u ankoni më dhe jini falënderues për shëndetin që e keni. Falënderoj guvernatorin Tonny Evers që po kujdeset shumë për shëndetin tonë”, ka shtuar ajo.
Megjithatë ky postim i saj ka hasur në përkrahje por edhe në kritika të ashpra, qindra demonstrues në mbarë SHBA-të kërkojnë heqjen e masës së karantinimit dhe të hapjen e ekonomisë së vendit.
Por, Leah thotë se bashkëndjenë me demonstruesit që mezi po e kalojnë muajin, duke pranuar se edhe vetë ka humbur punën si recepsioniste gjatë kësaj pandemie.
Sidoqoftë, ajo pajtohet që vendi nuk është i gatshëm për hapje, sepse pandemia nuk është vënë ende nën kontroll nga punonjësit shëndetësor.
Në Shtetet e Bashkuara janë prekur më shumë se 850 mijë persona me COVID-19, kurse të dhënat e Universitetit John Hopkins tregojnë se afro 48 mijë tjerë kanë humbur jetën në dy muajt e fundit.
“Nëse jeni të shtrirë në spital, sigurisht se nuk fitoni para. Përkundrazi, zhyteni më shumë në borxhe. Nëse jeni të vdekur, më nuk ka rëndësi kjo – nuk mund t’i siguroni më asgjë familjes. Do të keni fatura nga spitali, shpenzime nga ceremonia e varrimit, me një fjalë familjarët do t’i zhysni në borxhe”, ka deklaruar Leah për CNN.
Si shumë tjerë, as Leah nuk ka menduar se do të ketë komplikime për shkak të infeksionit me COVID-19. Ajo filloi t’i ndjen simptomat e ngjashme me ato të gripit gjatë 19 marsit.
“Jam ndjerë sikur të më kishte goditur kamioni. E tëra energjia më është humbur, kisha dhimbje në çdo pjesë të trupit”, thotë ajo.
Leah pranon se shërimi pasi është zgjuar nga koma ka qenë procesi më i vështirë për të, transmeton Telegrafi.
“Më është dashur sërish të mësohem të ecë sepse muskujt më janë mpirë duke qëndruar në shtrat”, thotë Leah.
E agoninë e saj e bëri më të gjatë fatura e spitalit – deri më tani ajo u ka borxh 11 mijë dollarë – e kjo është vetëm një pjesë e parave.
“Jo vetëm që kam mbetur pa punë, nuk kam as para t’i paguaj këto fatura”, ka thënë Leah.
Ajo thotë se përvoja e saj do t’i parandalojë të tjerët të përjetojnë vuajtjet e njëjta dhe për këtë u bënë thirrje demonstruesve të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre dhe të respektojnë karantinimin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Të paktën dhjetë të vdekur – detaje dhe pamje nga të shtënat në një lokal në Queretaro të Meksikës
Publikohen rezultatet e exit poll-eve në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A