LAJMI I FUNDIT:

Protestat e paralajmëruar për në maj, Kurti thotë se Vetëvendosje nuk i organizon

Protestat e paralajmëruar për në maj, Kurti thotë se Vetëvendosje nuk i organizon
Foto: Arkiv

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në lidhje me protestat e paralajmëruar ka thënë se nuk është Lëvizja Vetëvendosje ajo që po bën thirrje për protesta.

Kurti u pyet gjatë konferencës për medie, nëse do të bënte diçka në lidhje me këto protesta, njëra nga të cilat është paralajmëruar të mbahet, ditën kur pritet të hiqet masa e kufizimit të lëzivjes për qytetetarët, ku tha se ai është në kryeministri për tu shërbyer qytetarëve, jo për t’i ndaluar ata të protestojnë.

“Duhet ta kuptoni që nuk është viti 1990, kur ndalohen protestat, por është viti 2020. Unë nuk jam këtu që t’i ndaloj protestat e qytetarëve por që t’ju shërbej sipas programit tonë, dhe duke u përqendruar në luftimin e pandemisë COVID-19. Rrjetet sociale nuk është se kam kohë t’i përcjellë, dhe nuk  e di kush çfarë thirrjesh bën, por subjekti politik, Lëvizja Vetëvendosje ku unë jam kryetar, nuk e ka organizuar atë protestë, por protesta nuk është monopol i Lëvizjes Vetëvendosje. Sa të ketë qytetari e popull, do të ketë protesta. Por, unë si kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës, nuk jam këtu që të merrem as me protesta por as me ata që i thërrasin apo që i organizojnë ato, por me Kushtetutë e me ligj t’ju shërbej qytetarëve çdo ditë”, tha Kurti.


Kurti tha se qëndrimin e partisë së tij e prezanton Këshilli i Përgjithshëm i partisë dhe kryetari me kryesinë, ndërsa shtoi se nuk mund të merret me 50 mijë anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe thirrjet e tyre në rrjetet sociale.

“Unë nuk jam një kryetar diktator i cili u thotë anëtarëve se çka duhet të thonë e bëjnë, dubjekti ynë edhe sipas organizatave ndërkombëtare është subjekti më demokratik në vend, i tillë është edhe për nga statuti edhe për nga praktika. Në nuk i bëjmë rresht aktivistët që të mendojnë njësoj, e të shprehen njësoj e të veprojnë njësoj. Por, qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje e prezanton Këshilli i përgjithshëm, kryetari i subjektit dhe kryesia. Ne i kemi 50 mijë anëtarë. Nëse unë do të merresha se çfarë thotë secil aktivistë, kur prej këtyre 50 mijë anëtarëve ka mundësi që më shumë se gjysma janë nëpër rrjetet sociale, atëherë nuk do të më ngelëj punë për të bërë për shkak të kohës që nuk e kam këtu në kryeministri”, u shpreh Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shefi i Zjarrfikësve jep detaje nga aksidenti tragjik në Liqenin e Badovcit: Dy trupa u gjetën në ujë, një në veturë

Shefi i Zjarrfikësve jep detaje nga aksidenti tragjik në Liqenin e Badovcit: Dy trupa u gjetën në ujë, një në veturë

Jehona Hulaj
Viktimat e aksidentit tragjik ishin rreth moshës 20 vjeç, kryeprokurori Gashi: Dy janë identifikuar - njëri ende jo

Viktimat e aksidentit tragjik ishin rreth moshës 20 vjeç, kryeprokurori Gashi: Dy janë identifikuar - njëri ende jo

Jehona Hulaj
Sveçla reagon pas aksidentit tragjik në Badovc: Ekspertët janë duke bërë hetimet, qytetarët të vozisin me kujdes

Sveçla reagon pas aksidentit tragjik në Badovc: Ekspertët janë duke bërë hetimet, qytetarët të vozisin me kujdes

Lajme
​Nagavci: Familjeve që nuk kanë mundësi financiare, do t’ia mbulojmë pagesën e çerdheve

​Nagavci: Familjeve që nuk kanë mundësi financiare, do t’ia mbulojmë pagesën e çerdheve

Arsim
Mbi 3 mijë paketime me produkte të skaduara konfiskohen nga Dogana e Kosovës

Mbi 3 mijë paketime me produkte të skaduara konfiskohen nga Dogana e Kosovës

Lajme
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Kalo në kategori