LAJMI I FUNDIT:

Qeveria miraton kërkesën e MSh-së për transferimin e 820 mijë eurove në luftimin e pandemisë COVID-19

Qeveria miraton kërkesën e MSh-së për transferimin e 820 mijë eurove në luftimin e pandemisë COVID-19

Qeveria në detyrë e Kosovës, ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për transferimin e mjeteve në shumë prej 820 mijë euro, të cilat do të shfrytëzohen për luftimin e pandemisë COVID-19.

“Në mbledhje është miratuar kërkesa e Ministrisë së Shëndetësisë për transferim të mjeteve në shumë prej 820,000 euro nga kategoria e subvencioneve te programi aftësimi specialistik dhe EVM në programin Shërbimet Përkatëse Farmaceutike dhe do të shfrytëzohen për luftimin e pandemisë COVID-19”, thuhet në njoftim.

Në mbledhjen e mbajtur sot, Qeveria në detyrë ka miratuar  edhe vendimin për mbështetjen financiare për Komunën e Preshevës, Komunën e Bujanovcit dhe Komunën e Medvegjës në vlerën prej 500 mijë euro që do të përdoren për përballimin e gjendjes së krijuar nga pandemia./Telegrafi/