LAJMI I FUNDIT:

Komuniteti shqiptaro-amerikan reagon ndaj organizatës që i kërkoi Trumpit ta shkarkojë Grenellin

Komuniteti shqiptaro-amerikan reagon ndaj organizatës që i kërkoi Trumpit ta shkarkojë Grenellin

Komuniteti shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar ashpër pasi një organizatë joqeveritare e quajtur “Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane” me bazë në New York ka kërkuar që Donald Trump të largojë Richard Grenellin nga pozita e emisarit për dialogun Kosovë-Serbi.

Komuniteti shqiptar në SHBA ka thënë se një sulm i tillë ndaj Richard Grenell është i motivuar politikisht, derisa kanë thënë se shqiptarët në Amerikë qëndrojnë prapa presidentit të SHBA’së, Donald Trump.

Përmes reagimit publik, Komuniteti shqiptar në Amerikë u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë dhe veprojnë atje që të mos bien në grackë të qëndrimeve të tilla që sipas tyre mund të kenë pasoja shumë të rrezikshme.


“Ne u bëjmë thirrje të gjithë Shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Amerike, Republikanë e Demokratë qofshin, të mos bien në grackën e qëndrimeve të tilla me pasoja shumë të rrezikshme”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:

Shqiptarët e Amerikës dënojnë sulmin e motivuar politikisht kundër Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare Amerikane, Z. Grenell.

Nëpërmjet Avokatit dhe veprimtarit te shquar Shqiptaro-Amerikan Peter Lumaj, komuniteti shqiptar në Sh.B.A kanë dënuar sulmin e pashëmbullt që një grupim aktivistësh të motivuar politikisht, kanë ndërmarrë kundër të derguarit special të administratës amerikane për dialogun Kosove- Serbi, Z. Richard Grenell.

Më poshtë deklarata e plotë e komunitetit Shqiptaro- Amerikan:

“Ne, komuniteti i madh dhe i respektuar i Shqiptarëve qe jetojmë dhe punojmë ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dënojmë fuqimisht deklaratat e Lidhjes Civile Shqiptare dhe qëndrimin agresiv kundër Trump të Joe DioGuardi.

Letra e tyre kërkon shkarkimin e Richard Grenell, një Republikan dhe Konservator i fortë, nga pozicioni kyç i të dërguarit special për dialogun Kosove- Serbi.

Ne u bëjmë thirrje të gjithë Shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Amerike, Republikanë e Demokratë qofshin, të mos bien në grackën e qëndrimeve të tilla me pasoja shumë të rrezikshme.

Ne u kërkojmë Shqiptarëve të ndershëm e puntorë të Amerikës të qëndrojne përkrah Presidentit Trump; të qëndrosh përkrah Presidentit Trump do të thotë të qëndrosh përkrah Kosoves dhe në anën e duhur të historisë.

Do të thotë gjithashtu të qëndrosh për interesin kombëtar amerikan dhe të qëndrosh në anën e shtetit të Kosoves dhe sovranitetit të tij. Të dyja këto kanë mbështetjen e fuqishme të Presidnti dhe të dërguarit Special Grenell.

Ne u kërkojmë të gjithë Shqiptarëve në Amerikë të dënojnë çdo akt dhe sjellje që ka për qëllim sulmet ndaj Administratës Trump dhe emisarëve të tij ne Ballkan.

Ne i kërkojmë secilit prej jush të dënojë cdo përpjekje dëmtuese ndaj marrëdhenjes së shkëlqyer të besimit mes Presidentit Trump dhe Kosovës e gjithë Shqiptarëve.

Zoti e bekoftë Ameriken, Zoti e bekofte Presidentin Trump, Zoti i bekoftë Shqiptarët!”

Peter Lumaj, Avokat, Strategjist Republikan

Joe Hoxha, Konsulent Politik

Brock Ëeber, Konsulent Politik

Sami Neza

Valon Meta

Salami Cuka

Gazmend Pocesta

Lon Ndreca

Peter Vukaj

Fred l

Aleks K

Angel Bajraktari

Gezim Isufi

Ahemet Hotaj

Mark Duka

Gezim Ademi

Sofia, NY

Elida Marku

Etj.

*Peter Lumaj eshte avokat me emer dhe ze mediatik, eshte veprimtar i rendesishem i komunitetit Shqiptar ne Amerike. Ish kandidat i Republikaneve per Sekretar Shteti I Connecticut ne 2014 dhe per Guvernator I Connecticut ne 2018.

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Drejtësi
Ndërprerja e fondeve nga Trump për SPAK, Karamuço: Bashkëpunimi vazhdon i fuqishëm, gati arrestime të reja

Ndërprerja e fondeve nga Trump për SPAK, Karamuço: Bashkëpunimi vazhdon i fuqishëm, gati arrestime të reja

Lajme
Kurti takim me qytetarët në Prishtinë: Zgjidhja është 118, qëllimi është 500 mijë zemra, data është 9 shkurt

Kurti takim me qytetarët në Prishtinë: Zgjidhja është 118, qëllimi është 500 mijë zemra, data është 9 shkurt

Lajme
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Kalo në kategori