LAJMI I FUNDIT:

Dalin pensionet dhe pagesat e skemave sociale

Dalin pensionet dhe pagesat e skemave sociale

Ministria e Financave dhe Transfereve njofton se është bërë ekzekutimi i pagesave për skemat pensionale dhe sociale për 284,247 përfitues për muajin prill 2020, para afatit të zakonshëm për pagesën e këtyre skemave mujore.

Pagesa e muajit prill përfshin edhe zbatimin e masës 2 për përfitimin e shtesës prej 30 euro për kategoritë e caktuara si dhe pagesën për të ri-kthyerit përkohësisht në listat e përfituesve për skemat e muajit prill 2020, të paraparë me Pakon Emergjente Fiskale si dhe Planin Operacional.


MFT thotë se sistemi bankar është mjaft likuid dhe stabil si dhe mjetet në llogaritë tuaja bankare janë tërësisht të sigurta. Bankomatet dhe degët bankare janë të furnizuara mirë me para të gatshme dhe secili do të ketë mundësi të marrë shërbimet e nevojshme bankare. /Telegrafi/