Shumë shpejtë, Ferari mund të fillojë ta vë në funksion planin e vet ambicioz
Njëjtë si të gjithë prodhuesit tjerë edhe Ferrari është detyruar ta ndalojë prodhimin, për shkak të parandalimit të përhapjes së coronavirusit, transmeton Telegrafi.
Italia është një nga shtetet e goditura më së keqi nga pandemia, andaj Ferrari është angazhuar që të ndihmojë në këtë drejtim, duke i kthyer maskat për zhytje në respiratorë për frymëmarrje.
Meqenëse prodhimit të rregullt nuk do t’i kthehet për një kohë të caktuar, Ferrari ka planifikuar që ta kthejë prodhimin pjesërisht.
Reuters raporton se Ferrari është angazhuar fuqishëm në projektin “Back On Track”, ndërsa është gati që të fillojë një pjesë të prodhimit, por nuk është bërë e ditur data kur do të ndodhë.
Si pjesë e këtij projekti, do të testohen fillimisht të gjithë punonjësit që e fillojnë punën në fabrikat në Maranello dhe Modena, ndërsa do të jenë të pajisur me aplikacionin që tregon nëse e kanë në afërsi dikën të infektuar.
Deri më tani, janë paraqitur vullnetar për testim 500 nga 4,000 punonjësit e Ferrarit, ndërsa ditëve në vijim, pritet të testohen edhe tjerë.
Bazuar në kapacitetet që ka, Ferrari mund t’i testojë deri në 800 punonjës në ditë dhe ata të jenë në gjendje që të fillojnë punën.
Ka mundësi që Ferrari të bëjë një lajmërim shumë të rëndësishëm brenda një kohe të shkurtër, pasi bëhet e ditur se gjithçka është gati që në muajin e ardhshëm të fillojë prodhimin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMercedes ndan pamje nga versioni i ri CLE
Rikthehet Ford Taurus
Një 'shfaqje e shkëlqyeshme': Kështu u vlerësua gara ndërmjet Rimac Nevera kundër Porsche Taycan dhe BMW M5
Peugeot me inteligjencë artificiale - çfarë do të shërbejë ajo tek marka franceze
Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr
Mercedes-Benz planifikon të sjellë një version më të vogël të G-Class me energji elektrike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'