LAJMI I FUNDIT:

BERZH ndan 250 milion euro për Maqedoninë e Veriut

BERZH ndan 250 milion euro për Maqedoninë e Veriut

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) do të aktivizojë paketën e solidaritetit për t’u marrë me pasojat ekonomike të pandemisë COVID-19, ndërsa mbështetje të konsiderueshme do t’u jepet vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe vendin tonë.

Këtë vit, vendi do të mbështetet nga BERZH me një paketë prej 250 milion euro të destinuara për të mbështetur sektorin financiar, sektorin e energjetike, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, por edhe kompanitë e mëdha, u tha në video konferencën midis kryeministrit Oliver Spasovski dhe kryetarit të BERZH-it, Suma Çakrabarti. Një pjesë e kësaj mbështetjeje është përqendruar edhe në projektet e infrastrukturës.

Kryetari i BERZH-it shprehu kënaqësinë për trajtimin e pandemisë COVID-19 nga autoritetet e Maqedonisë, si dhe masat e marra për të zvogëluar pasojat.


Çakrabarti dërgoi urime të sinqerta për anëtarësimin e vendit tonë në NATO dhe fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian. Ai theksoi se BERZH mbetet e përkushtuar për mbështetjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në procesin e negociatave me BE-në dhe në kohën më të shkurtër të mundshme do të nënshkruhet një memorandum bashkëpunimi në këtë fushë.

Kryeministri Spasovski shprehu mirënjohje për mbështetjen e deritanishme, si dhe për hapjen e BERZH-it, veçanërisht në këtë periudhë të vështirë dhe për përfshirjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në “Paketën e Solidaritetit”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Lajme
Haradinaj: Ndryshimi i administratës në Washington, Kosova nuk ka kohë për të humbur

Haradinaj: Ndryshimi i administratës në Washington, Kosova nuk ka kohë për të humbur

Lajme
Kalo në kategori