LAJMI I FUNDIT:

Deri me tani 36 punonjës shëndetësor të prekur me coronavirus në Kosovë

Deri me tani 36 punonjës shëndetësor të prekur me coronavirus në Kosovë

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Faik Hoti ka publikuar të dhënat e IKSHPK-së për numrin e punonjësve shëndetësorë të prekur me coronavirus që nga shpërthimi i kësaj sëmundjeje muajin e kaluar në Kosovë.

“Kolegë të dashur nga profesionet mjekësore, ruajeni edhe veten”, ka shkruar Hoti në Facebook krahas një grafike që tregon për numrin e stafit të punonjësve shëndetësorë të prekur me COVID-19.

Sipas këtyre të dhënave del se janë të sëmurë 16 infermierë në institucione shëndetësore, 12 mjekë të sëmurë në institucione shëndetësore, katër mjekë të sëmurë jashtë institucioneve shëndetësore, dy infermierë të prekur jashtë institucionit shëndetësor, një teknik i farmacisë dhe një farmacist.