LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Kurti e shihte Dukagjinin si “Metohi”

Haradinaj: Kurti e shihte Dukagjinin si “Metohi”

Shefi i GP të AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se me vetëdije të plotë ka votuar për shkarkimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Ai ka thënë se ky gjykim i tij ka ardhur për arsye të shumta, duke përmendur edhe diskriminimin e rajonit të Dukagjinit në ndarjen buxhetore.

Sipas tij, Dukagjinin, Kurti e ka parë si Metohi.


“Thjesht ka dashtë me pa Dukagjinin si Metohi. E ka sanksionu një regjion të tanë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se jetëgjatësia e qeverisë së ardhshme do të varet nga marrëveshja finale me Serbinë dhe punët tjera me rëndësi, siç është liberalizimi i vizave.

“Marrëveshja finale do të jetë ajo që do të garantojë jetëgjatësinë nga qeveria e re. Nëse arrijmë që të liberalizohen vizat, do të jetë një arritje e madhe. E shoh si një qeveri që ka një punë jo të lehtë. Do të jemi bashkëpunues, por do të jemi edhe kritik. Thelbësore është krijimi i një qeverie të re”, tha ai në televizionin publik.