LAJMI I FUNDIT:

Në Dibër për shtatë ditë radhazi nuk ka të infektuar të rinj me Covid-19

Në Dibër për shtatë ditë radhazi nuk ka të infektuar të rinj me Covid-19

Në Dibër tashmë shtatë ditë radhazi nuk ka të infektuar të rinj me coronavirus, dhe vetëm dy persona ndodhen për shërim në shtëpi.

‘Deri tani janë bërë 250 testime, ku pozitiv kanë rezultuar 51 persona, prej tyre dy nga Qendër Zhupë”, tha kryetari i Komunës së Dibrës, Hekuran Duka, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga numri i përgjithshëm i të infektuarve, 17 kanë qenë për shërim në Klinikën Infektive në Shkup. Prej tyre 13 janë shëruar dhe vetëm katër persona humbën jetën.


Në shërim shtëpiak ishin 34 të tjerë prej të cilëve, 32 janë shëruar në kushte shtëpiake. Nëse merren parasysh numrat e të shëruarave në klinikë dhe ato në kushte shtëpiake janë 45./Telegrafi/