Rreth 30 deputetë të nënshkruar në nismën e LSDM-së për mbledhje të sërishme të Parlamentit
Rreth 30 deputetë nga LSDM, PRSD, grupi i pavarur i OBRM-PDUKM-së, Aleanca për Shqiptarët, Alternativa dhe PDSH janë nënshkruar në nismën e grupit të deputetëve të LSDM-së për thirrje të mbledhjes së Kuvendit, ku do të konfirmoheshin dy vendimet e presidentit të shtetit për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme në shtet prej nga 30 ditë për shkak të pandemisë me Kovid-19. Nisma do të mbështetet edhe nga Besa. Kjo nismë e LSDM-së nuk e ka mbështetjen nga partia më e madhe opozitare OBRM-PDUKM, as nga BDI, e cila, ndërkaq, lë hapësirë së pari ta shohë nismën e më pas të prononcohet.
Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi gjithashtu pret ta shohë nismën pasi që ajo edhe formalisht do t’i dërgohet Kuvendit dhe atij, e më pas të japë mendimin e vet. Paraprakisht disa herë ai theksoi se parlamenti i vetëshpërndarë nuk mundet të mblidhet sërish.
Nga grupi i LSDM-së për MIA-n thonë se nisma në Kuvend dhe tek kryetari i Parlamentit do të dërgohet nesër. Konsiderojnë se nevojitet mbajtja e kësaj mbledhje dhe nëse nevojitet, mbledhja e Parlamentit edhe për çështje të tjera, duke iu referuar rolit të tij mbikëqyrës, posaçërisht në situata të këtilla të jashtëzakonshme dhe të krizës.
Po shqyrtohen dhe mendohen disa mënyra për mbajtje të një mbledhje të këtillë, dhe si kjo mund të organizohet në mënyrë elektronike, apo, ndërkaq, në sallë të madhe me Kupolë, e tëra me qëllim që të ruhen masat preventive për mbrojtje nga përhapja e koronavirusit.
Mbledhja, siç theksojnë, mund të thirret me 20 nënshkrime të mbledhura nga deputetët, në bazë të nenit 67 të Rregullores për punë të Parlamentit në të cilën në paragrafin dy parashihet se “Kryetari i Kuvendit mund të thirr mbledhje edhe me kërkesë të presidentit të Republikës, Qeverisë dhe së paku 20 deputetëve”. Sipas nenit 63 paragrafi 4 nga Kushtetuta, ndërkaq, “mandati i deputetëve në Kuvend mund të vazhdojë vetëm në rast të gjendjes së jashtëzakonshme apo luftës”.
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut u vetëshpërnda më 16 shkurt me 108 voita “për” për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve të parlamentare më 12 prill. Zgjedhjet u shtynë për shkak të pandemisë me Kovid-19.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni
"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm
"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë
Në ngujim pas vrasjes së Ramazan Matajt: Frika nga gjakmarrja
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime