LAJMI I FUNDIT:

Javën e ardhshme zbuten masat në Shqipëri, qytetarët do të kenë më shumë kohë për pazar

Javën e ardhshme zbuten masat në Shqipëri, qytetarët do të kenë më shumë kohë për pazar

Masa e re e parashikuar për t’u lehtësuar është zgjerimi i lejes së lëvizjes.

Javën e ardhshme të gjithë qytetarët që nuk janë rikthyer ende në vendet e punës do të kenë më shumë kohë për bërë blerjet e ditës apo për të kryer shërbime të tjera.

Nga ky lehtësim përjashtohen pensionistët. Ata do të vazhdojnë të qëndrojnë të izoluar në shtëpi.


Nga e hëna e 27 prillit nisin punë taksitë. Shërbimi i tyre do të jetë i lejuar si për lëvizjet brenda qytetit ashtu edhe jashtë tij.

Rregulli është transporti i një pasagjeri të vetëm. Në bizneset që janë njoftuar të nisin aktivitetin ekonomik do të vendosen infermierë apo specialistë të Institutit të Shëndetit Publik për të vëzhguar përmbushjen e masave mbrojtëse si mes punonjësve dhe klientëve.

Situata mbetet e pandryshueshme për lokalet, restorantet apo mjedise që grumbullojnë njerëz. Ato do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura, ashtu si edhe shkollat./Vizion Plus