Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Prishtinë ka vizituar Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, ndërsa personat e privuar nga liria theksuan se pas ndalimit të vizitave familjare ata po përballen me mungesë të furnizimit me veshmbathje.
KMDLNJ njofton se ata kërkojnë nga Shërbimi Korrektues i Kosovës apo Kryqi i Kuq i Kosovës ose ndonjë organizatë bamirëse të sigurojnë veshmbathje për ta.
“Nga të burgosurit u njoftuam se ata kanë vendosur që të pezullojnë grevën e urisë me kërkesë institucioneve, deri më 4 maj 2020 në pritje se autoritetet vendimmarrëse do t’i shqyrtojnë kërkesat e tyre për lirim të menjëhershëm apo pezullim të dënimit për aq kohë sa zgjatë pandemia. Nëse pas kësaj date institucionet nuk marrin asnjë veprim konkret për plotësimin e kërkesave të tyre e që i plotësojnë kushtet ata janë duke planifikuar që të shkojnë përtej, duke organizuar protesta nga familjet e tyre dhe në grevë urie do të përfshihen të gjithë të privuarit nga liria”, thuhet në njoftim.
KMDLNj u bënë thirrje të gjitha organizatave bamirëse dhe të tjera që kanë mundësi të ndihmojnë me veshmbathje personat në Qendrën e paraburgimit në Hajvali.
“Edhe një herë u ritheksua ankesa e të privuarve, të cilët kanë kaluar 2/3 e dënimit, janë shfrytëzues të vikendeve dhe beneficioneve tjera dhe nuk kanë marrë përgjigje pozitive apo nuk kanë marrë fare përgjigje nga Paneli për Lirim me Kusht. Në mesin e të privuarve nga liria kishte një numër të konsiderueshëm me disa muaj burg të mbetur dhe, sipas KMDLNj –së ata mund të lirohen pa e rrezikuar aspak sigurinë”, thuhet më tej.
Një problem tjetër që e theksuan të privuarit nga liria e që kanë nevojë për intervenim shëndetësor jashtë Qendrës së Paraburgimit është se nëse ata do të dërgohen për trajtim në QKUK apo Spital Rajonal, me t’u kthyer në Qendër të Paraburgimit do të karantinizohen për 14 ditë.
Gjithashtu, të privuarit paraqitën kërkesën dhe shpresën për falje nga Presidenti në mungesë te Ligjit për Amnisti.
“Fatmirësisht të gjithë të privuarit në këtë qendër janë në gjendje të mirë dhe nuk ka asnjë rast të infektuar me virus COVID -19. Drejtuesit e Qendrës së Paraburgimit por edhe të privuarit nga liria u njoftuan për mundësinë e përfitimit të asistencës humanitare me mjete të siguruara nga Rrjeti i Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur nga Zyra Qendrore në Nju Jork dhe dega për Kosovë – Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur ( KFOS ). Asistenca humanitare zgjatë tre dhe kapë shumën nga 170 euro për muaj”, thuhet në njoftimin e KMDLNJ-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?