LAJMI I FUNDIT:

Detaje rrëqethëse nga vrasja masive në Kanada, sulmuesi u trokiste në derë viktimave dhe i qëllonte – ua vinte flakën shtëpive të tyre

Detaje rrëqethëse nga vrasja masive në Kanada, sulmuesi u trokiste në derë viktimave dhe i qëllonte – ua vinte flakën shtëpive të tyre

Në një zonë të qetë rurale në Nova Scotia në lindje të Kanadasë, në ishullin Atlantica, gjatë vikendit të kaluar ka ndodhur një sulm i armatosur.

Aty u vranë 23 persona, kurse pas disa orëve policia ka arritur ta vrasë sulmuesin, dentistin Gabriel Wortman, 51-vjeç, transmeton Telegrafi.

Drama filloi të shtunën në orët e vonshme, kurse autoritetet e sigurisë besojnë se mund të ketë më shumë viktima, pasi Wortman për plotë 12 orë ka vrarë njerëz në këtë rajon.


I veshur me uniformë të policisë, ua vinte flakën shtëpive dhe vriste njerëz, kurse një prej viktimave të tij është policja kanadeze Heidi Stevenson, nënë e dy fëmijëve, shkruan Blik.

Rritet numri i viktimave të masakrës në Kanada, sulmuesi vrau 23 persona – viktima më e re është një 17-vjeçar
Lexo po ashtu Rritet numri i viktimave të masakrës në Kanada, sulmuesi vrau 23 persona – viktima më e re është një 17-vjeçar

E përditshmja “Toronto Sun” ka bërë të ditur se Wortman rreth orës 23:30 i kishte trokitur njerëzve nëpër dyer të shtëpive duke u dukur si një zyrtar policor, kështu ata nuk hezitonin ta hapnin derën. Më pas i qëllonte dhe ua vënte flakën shtëpive.

Një nga shtëpitë e djegura është edhe shtëpia e tij. “Toronto Sun” ka botuar një artikull ku thuhet se dy viktimat e para ishin ish-bashkëshortja e tij dhe partneri i saj i ri. E pas masakrës në Portpique, ky vrasës është arratisur me veturën që ngjante shumë me ato të policisë.

E pas 12 orëve ndjekje, policia ka hasur në të në një pompë të derivateve në Irwing, nga ku filloi drama e vërtetë.

“Sot është një ditë e kobshme për Nova Scotian, do ta mbajmë në mend gjatë”, ka deklaruar Lee Bergerman, komandant i policisë kanadeze të Nova Scotia.

Në mesin e viktimave është edhe një pjesëtare e tyre, e cila për 23 vite shërbeu në policinë kanadeze.

Ueb-faqja kanadeze “The Globe and Mail”, shkruan se në mesin e viktimave është edhe mësuesja Lisa McCally dhe çifti bashkëshortor Jamie dhe Greg Bler. Është vrarë edhe infermierja Heder O’Brian, kurse e bija e saj Darsy Dobson ka shkruar në Facebook se një “përbindësh ia ka vrarë të ëmën”.

Kjo nënë për herë të fundit e kishte dërguar një mesazh në grupin e bisedës që e krijoi me familjarët rreth orës 9 e 59, kurse në 10:15 është vrarë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen pamje të reja gjersa ishte gjallë Yahya Sinwar - shfaqet duke udhëhequr operacionet e Hamasit

Publikohen pamje të reja gjersa ishte gjallë Yahya Sinwar - shfaqet duke udhëhequr operacionet e Hamasit

Azia
Shefi i ri i CIA-s: Besoj se coronavirusi doli nga laboratori

Shefi i ri i CIA-s: Besoj se coronavirusi doli nga laboratori

Amerika
Diçka që nuk është parë kurrë: Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë

Diçka që nuk është parë kurrë: Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë

Botë
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Evropa
Trump thotë se beson se SHBA do të 'marrë Grenlandën'

Trump thotë se beson se SHBA do të 'marrë Grenlandën'

Amerika
Trump thotë se mund të shqyrtojë rikthimin në Organizatën Botërore të Shëndetësisë

Trump thotë se mund të shqyrtojë rikthimin në Organizatën Botërore të Shëndetësisë

Amerika
Kalo në kategori