ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Policia kanadeze është duke pritur të konfirmoj motivin për vrasjet masive që janë kryer në këtë vend gjatë javës së kaluar, kur një person sulmoi civilët me armë zjarri. E sipas të dhënave më të reja të policisë kanadeze, në këtë sulm kanë humbur jetën 23 persona.

Gabriel Wortman, 51-vjeç, autor i sulmit të përgjakshëm i cili ishte veshur me uniformë të policisë kanadeze dhe kishte kamufluar veturën e tij me qëllim që të duket si e policisë, të shtunën pas mesnate në Nova Scotia kishte filluar sulmin e përgjakshëm prej 13 orëve, derisa nuk hasi në polici të cilët e vranë, transmeton Telegrafi.


Më herët policia kanadeze kishte bërë të ditur se numri i viktimave pritet të rritet, pasi që kishte zgjeruar pistën e hetimeve duke urdhëruar kërkimet edhe në 16 lokacione tjera – ku ishin djegur disa shtëpi.

Megjithatë kanë pranuar se viktima më e re e sulmit është një 17-vjeçar, kurse mediat lokale raportojnë se Wortman i kishte njohur disa prej viktimave. /Telegrafi/