LAJMI I FUNDIT:

Në Gostivar filloi aksioni për mbledhjen e pajisjeve teknologjike për nxënësit që vinë nga familjet me rrezik social

Në Gostivar filloi aksioni për mbledhjen e pajisjeve teknologjike për nxënësit që vinë nga familjet me rrezik social

‘Organized Youth Association’ nisi me fushatën për dhurimin e pajisjeve elektronike nxënësve që vinë nga familjet me rrezik social ndërsa me dhurimin e këtyre pajisjeve, të rinjve nga Gostivari do t’ju mundësohet ndjekja e mësimin online.

Kjo organizatë aksionin e zbaton në bashkëpunim me vetëqeverisjen lokale të cilët më herët njoftuan se në Komunën e Gostivarit ka rreth 800 nxënës që janë jashtë procesit arsimor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ky armik i padukshëm i goditi të gjithë. Goditi arsimin dhe procesin arsimor. Edhe pse pjesa më e madhe e nxënësve kanë mundësi ta ndjekin mësimin përmes internetit, megjithatë ka të tillë që janë jashtë procesin arsimor disa javë. Për këtë arsye ne ju bëjmë apel bashkëqytetarëve tanë, kompanive dhe mërgimtarëve të dhurojnë lap-topët, telefonat celularë dhe tabletat që nuk i përdorin dhe në këtë mënyrë të bëhen pjesë e realizimit të ëndrrës së nxënësve”, tha Vlora Demiri nga ‘Organized Youth Association’.


Dhurimi filloi sot dhe do të zgjasë deri të enjten ndërsa pajisjet mund të dërgohen në objektin e komunë prej orës 11:00 deri në ora 14:00 ku do të evidentohet çdo pajisje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Kalo në kategori