LAJMI I FUNDIT:

Birra Peja dhuron materiale mbrojtëse për shtëpinë e të moshuarve në Prishtinë

Birra Peja dhuron materiale mbrojtëse për shtëpinë e të moshuarve në Prishtinë

Në situatën e krijuar nga COVID-19 nuk po mungon as solidariteti i bizneseve kosovare në ndihmë të atyre që në këtë kohë kanë më së shumti nevojë.

Birra Peja po përkrah të moshuarit që jetojnë në shtëpinë e të moshuarve në Prishtinë. Ndihmën e ka dhënë duke dhuruar materiale mbrojtëe ndaj COVID-19 sikurse janë maskat dhe dorëzat adekuate.

Gjithashtu kësaj shtëpie i ka dhuruar edhe vitamina të nevojshme për rritjen e imunitetit e të moshuarve, duke kontribuar kështu në uljen e rrezikshmërisë së infektimit.

Po ashtu, Birra Peja ka dërguar edhe ujë Akull, lëngje Tango+, qumësht dhe jogurt Vita.

Për Birrën Peja kjo kategori e shoqërisë është më e rrezikuara nga kjo sëmundje andaj ndihma për ta është e domosdoshme.

Birraria më e madhe në Kosovë, birra Peja edhe më herët ka ndihmuar familje në nevojë, institucione e kategori të ndryshme shoqërore.

Artikull i sponzorizuar