LAJMI I FUNDIT:

Sveçla vizitoi njësitë policore të rajonit të Gjilanit në terren

Sveçla vizitoi njësitë policore të rajonit të Gjilanit në terren

U.d ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, në kuadër të vizitave të ekipeve emergjente nëpër komunat e Kosovës, ka biseduar me disa prej patrullave policore të rajonit të Gjilanit që janë duke punuar në terren, në zbatim të vendimeve të Qeverisë së Kosovës, për masat kundër pandemisë me COVID-19.

“Gjatë bashkëbisedimeve Sveçla, falënderoi zyrtarët policor për punën që po bëjnë në terren. Ai vuri në dukje se edhe në konceptet e përgjithshme të sigurisë në Evropë, prezenca e ekipeve policore në pika kryqe të menaxhimit të akseve rrugore, të qyteteve, ose ndryshe që quhen pika fragjile sidomos në këso situatash, ofron ndjenjën e besimit të qytetarët të cilët ndjehen të sigurt pavarësisht çfarë veprimtarie ushtojnë.


Me këtë rast Sveçla vlerësoi jashtëzakonisht ekipet në terren, për punën profesionale në koordinim të plotë me të gjitha institucionet kompetente për menaxhimin e situatës pandemike, ngase pavarësisht planeve profesionale që mund të hartohen në qendër, pa një zbatim që po ndodhë në terren nuk do të ishin këto rezultate që janë sipas planit për gatishmëri dhe reagim”, thuhet në njoftimin për media.

Zyrtarët policorë e njoftuan Sveçlën për pengesat që po dalin gjatë kryerjes së detyrës, megjithatë vlerësuan se pas disa sqarimeve që po ju jepen edhe në terren, qytetarët janë duke treguar një disiplinë në zbatim të udhëzimeve që janë duke iu dhënë policia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori