Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka ngushëlluar familjen Pitaqi nga Gjakova pas vdekjes së familjares së tyre nga coronavirusi, gruas 40 vjeçare, shtatzënë.
Gjini përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se ka udhëzuar Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale që t’i gjendet afër familjes me gjithçka që kanë nevojë dhe me të gjitha mundësitë që i ka komuna.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e bashkëqytetares sonë Valentina Pitaqi. Në këto momente të vështira për familjen, unë dhe të gjithë qytetarët e komunës i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Pitaqi. Unë sot i jam drejtuar me një letër familjes Pitaqi, dhe e kam udhëzuar Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale që t’i gjendet afër familjes me gjithçka që kanë nevojë dhe me të gjitha mundësitë që i ka komuna”, shkruan Gjini.
Ndryshe, sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë Valentina Pitaqi nga Gjakovë, e cila ishte shtatzënë në javën e 28.
Ajo po trajtohej në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive që prej datës 15 prill 2020.
Deri tani të infektuar me coronavirus janë identifikuar 598 raste, 16 viktima dhe 123 të shëruar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze