LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi rrëqethës i infermieres britanike, ua fikë respiratorët pacientëve që nuk kanë shpëtim nga COVID-19

Rrëfimi rrëqethës i infermieres britanike, ua fikë respiratorët pacientëve që nuk kanë shpëtim nga COVID-19

Për personat e sëmurë rëndë nga COVID-19, respiratori mund t’ju duket si shpëtim, por nganjëherë as aparatet për frymëmarrje nuk u ndihmojnë, raporton BBC.

Juanita Nitla, 42-vjeçe, tash e 16 vite punon si infermiere në repartin e kujdesit intensiv në spitalin mbretëror në Londër, ku përveç tjerash ua fik respiratorët pacientëve që nuk kanë shpëtim, transmeton Telegrafi.


“Nganjëherë më krijohet përshtypja se jam përgjegjëse për vdekjen e tyre”, thotë ajo.

Ekipet e mjekëve ballafaqohen me vendime shumë të vështira, ku ndër tjera është edhe vendimi se kur duhet t’ua fikin aparatet pacientëve pasi e kuptojnë se ata nuk po japin shenja përmirësimi.

Ata një gjë të tillë e bëjnë pas analizimit të gjendjes shëndetësore të pacientit dhe shumë faktorëve tjerë, siç është mosha, nga çfarë sëmundje tjera vuan si dhe reagimet e tij ndaj virusit.

Në javën e dytë të prilli, Juanita me të mbërritur në punë i është thënë se puna e parë që duhet ta bëjë është t’ia fikë aparatin koleges së saj – infermieres rreth të 50-ve që ishte prekur me COVID-19.

Asokohe familjarëve nuk u është lejuar që të përshëndeten me më të dashurit e tyre që po vdisnin nga coronavirusi, kështu ajo është dashur ta informojë bijën e saj përmes telefonit.

“I thash se e ëma e saj nuk ka dhimbje dhe se po duket sikur po nuk po ndjen asgjë. Gjithashtu e kam pyetur për nëse ka ndonjë dëshirë për të ëmën”, tha për BBC, Juanita Nitla.

Kjo paciente ishte në një hapësirë ku ishin vetëm tetë shtretër, e rrethuar nga njerëz që gjithashtu nuk kishin vetëdije. Juanita e ka mbuluar me perde hapësirën përreth saj.

Fillimisht ia ka vendosur në vesh telefonin me qëllim që t’i dëgjoj fjalët që po ia thoshte e bija. Më pas ka lëshuar muzikë që ishte kërkesë e familjarëve, dhe më pas fiku edhe respiratorin.

“Jam ulur pranë saj, ia mbajta dorën derisa nuk ndërroi jetë”, thotë infermierja duke pranuar se gjithçka ka përfunduar brenda pesë minutave.

E bija e saj ka vazhduar të flet diçka përmes telefonit dhe vazhdimisht lutej, kurse Juanita e njoftoi se gjithçka ka marrë fund.

“Unë së bashku me një kolege e kemi pastruar në shtrat, e kemi mbuluar me të bardhë dhe e kemi futur në një thes për kufoma”, shtoi Juanita.

Në repartin ku ajo punon dikur kanë pasur 34 shtretër kur tani i kanë 60. Zakonisht një infermiere merret me një pacient, por tani duhet të kujdeset për tre. Para fillimit të ndërrimit, personeli kapen për dore dhe me zë të lartë thonë: “Të qëndrojmë të shëndetshëm”.

“Kujdesemi shumë për njëri-tjetrin. Sigurohemi që të bartim dorëza, maska dhe rrobat mbrojtëse”, thotë Nitla duke pranuar se brenda një ditë të paktën një pacient u vdesë dhe për këtë arsye shpesh frikësohet.

“Shoh ëndrra. Nuk mund të flejë, frikësohem se mund të infektohem. Të gjithë frikësohen”, tha ndër tjera.

Megjithatë edhe pse gjatë vitit të kaluar për muaj të tërë kishte qenë në pushim mjekësor për shkak të tuberkulozes dhe se kapaciteti i mushkërive të saj është dobësuar, ajo nuk dëshiron të ndalet dhe zotohet se me këtë punë do të vazhdoj tërë jetën.

“Në fund të ndërrimit mendoj për pacientët që më kanë vdekur, por mundohem t’i harroj këto gjëra kur dal nga spitali”, tha për fund Juanita. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina por Evropa, paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina por Evropa, paralajmëron ministri gjerman

Botë
Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Serbia
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori