LAJMI I FUNDIT:

Sveçla vizitoi Njësinë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Viti

Sveçla vizitoi Njësinë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Viti

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, ka vizituar sot Njësinë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit në komunën e Vitisë.

Me këtë rast Sveçla, u prit nga komandanti i Njësisë së Zjarrfikësve të Vitisë, Hetem Jakupi, ku u njoftua për së afërmi me problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen zjarrfikësit e kësaj Njësie.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se Sveçla falënderoi zjarrfikësit të cilët përkundër kushteve të vështira që  i  kanë, kryejnë punë jashtëzakonisht profesionale dhe janë ekipe të cilat me efikasitet i trajtojnë  të gjitha rastet në fushën e zjarrfikjes dhe shpëtimit.


“Jam i informuar për statusin tuaj të pa zgjidhur dhe kushtet e rënda me të cilat ballafaqoheni gjatë punës, unë zotohem që puna e parë pas kalimit të kësaj situate me të cilën po ballafaqohet vendi ynë dhe mbar bota, do të jetë angazhimi im maksimal për  të zgjidhur të gjitha problemet dhe vështirësitë tuaja”  tha Sveçla.

Sveçla së bashku me komandantin e NJPZSH-së, vizituan edhe zonat e prekura nga zjarri gjatë këtyre ditëve ku ai për së afërmi u njoftua për dëmet dhe pasojat që i ka shkaktuar  ky zjarr.

Komandanti i NJPZSH-së, njoftoi u.d ministrin Sveçla, se përkushtimi i zjarrfikësve njësive vullnetare dhe qytetarëve, arritën ta lokalizojnë zjarrin në këtë zonë. Nga aty u bë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar në mënyrë që të parandalohet mundësia e shfaqjes së zjarreve, të cilat dëmtojnë pasurinë private dhe atë publike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti për çështjen e gjuhës shqipe në Maqedoni të Veriut: Pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Kurti për çështjen e gjuhës shqipe në Maqedoni të Veriut: Pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Lajme
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli

Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli

Drejtësi
Bajrami i reagon Kelmendit: Pyetni Jusuf Thaçin dhe Arben Vitinë për projektin e digjitalizimit

Bajrami i reagon Kelmendit: Pyetni Jusuf Thaçin dhe Arben Vitinë për projektin e digjitalizimit

Lajme

"Hykmete ku është paswordi?" - Kelmendi kërkon llogari nga ish-ministrja për platformën e digjitalizimit prej 5.6 milionë euro

Lajme
Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj dy personave, njëri prej tyre mjek në QKUK nën dyshimin se falsifikoi dokumentin zyrtar

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj dy personave, njëri prej tyre mjek në QKUK nën dyshimin se falsifikoi dokumentin zyrtar

Drejtësi
Kurti: Jam i gatshëm që sa më parë ta mbajmë edhe një mbledhje me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë

Kurti: Jam i gatshëm që sa më parë ta mbajmë edhe një mbledhje me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë

Lajme
Kalo në kategori