LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Sot bisedova me Naim Tërnaven dhe Dodë Gjergjin lidhur me situatën e krijuar nga COVID-19

Veseli: Sot bisedova me Naim Tërnaven dhe Dodë Gjergjin lidhur me situatën e krijuar nga COVID-19

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka njoftuar se sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me myftiun Naim Tërnava dhe ipeshkvin Dodë Gjergjin.

Veseli ka thënë se me Tërnaven dhe Gjergjin kanë biseduar lidhur me situatën e krijuar nga coronavirusi, transmeton Telegrafi.

“Sot zhvillova një bisedë telefonike me përfaqësuesit e lartë të komuniteteve fetare shqiptare të Kosovës, myftiun Naim Tërnava si dhe ipeshkvin Dodë Gjergjin, në lidhje me këtë situatë të vështirë të shkaktuar nga coronavirusi. I falënderova për rolin konstruktiv që kanë luajtur gjatë kësaj situate duke qetësuar njerëzit për të mos krijuar panik si dhe duke pranuar shmangien e ritualeve fetare në objektet e kultit që dëmtojnë distancën e nevojshme sociale”, ka shkruar Veseli në Facebook.


Lideri i PDK-së, ka pohuar se ka kërkuar nga Tërnava dhe Gjergji që t’i porosisin besimtarët që të qëndrojnë në shtëpi.

“Kërkova prej tyre që të vazhdojnë të porosisin besimtarët tanë, për të ndenjur në shtëpi, për t’u kujdesur edhe më shumë për veten, për familjarët e sidomos për të moshuarit, të cilët edhe janë më të rrezikuarit. Të gjithë së bashku, duke mos e humbur besimin në Zot dhe duke u kujdesur për njeri tjetrin, kemi për t’ia dalë mbanë kësaj sfide”./Telegrafi/

https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/posts/1566245550217312

Në trend Lajme

Më shumë
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Drejtësi
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Lajme
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Kalo në kategori