LAJMI I FUNDIT:

Skuqja e çuditshme që mund të jetë një simptomë e re e COVID-19

Skuqja e çuditshme që mund të jetë një simptomë e re e COVID-19

Dermatologët amerikanë dhe italianë po hetojnë nëse skuqjet e lëkurës që shfaqen në disa pacientë janë shkaktuar nga coronavirusi i ri.

Komuniteti mjekësor në të gjithë botën pranon se COVID-19 është një sëmundje e re dhe se të gjitha simptomat që ai mund të prodhojë nuk janë përcaktuar ende. Kjo është arsyeja pse, javë për javë, duhen kërkime që synojnë të sigurojnë qartësi më të madhe për të kuptuarin dhe identifikimin e tij, transmeton Telegrafi.

Të paktën në Shtetet e Bashkuara dhe Itali, është raportuar se pacientët të cilët pasi të infektohen me coronavirus, vërejnë shfaqjen e një skuqjeje të çuditshme në pjesë të ndryshme të trupit. Gjëja më e habitshme është se, në disa raste, ajo shfaqet dhe zhduket menjëherë.


Doktor Sebastiano Recalcati, nga Departamenti i Dermatologjisë i Spitalit Alessandro Manzoni, me vendndodhje në Lecco, në Lombardi, publikoi ditë më parë një nga hetimet e para në këtë drejtim. “Deri më tani nuk ka të dhëna në literaturë për manifestimet e lëkurës të COVID-19”.

Mjeku vlerësoi 88 pacientë. Midis tyre, 18 zhvilluan një lloj skuqjeje.

Në Shtetet e Bashkuara, një nga të parët që hetoi këtë simptomë të dyshuar të sëmundjes ishte Dr. Randy Jacobs, një dermatolog nga Kalifornia, i cili zbuloi një skuqje misterioze në tre prej pacientëve të tij të diagnostikuar me COVID-19. Më e habitshme është që shenjat në lëkurë shfaqen se zhduken, diçka që nuk ndodh me skuqjet e tjera të shoqëruara me infeksione virale.

Atje ai publikoi disa foto ku treguan skuqjet dhe llojet e ndryshme të shenjave që shfaqeshin në pjesë të ndryshme të trupave të pacientëve të tij. “Nuk është e pazakontë që një virus të shkaktojë skuqje”, tha Dr. Mona Gohara, një dermatologe e Connecticut, cituar nga Health.com.

Kjo skuqje, e cila, si ajo e identifikuar në Itali, që nuk shkakton kruajtje, mund të shkaktohet nga përgjigja e sistemit imunitar ndaj coronavirusit.

Megjithëse është e nevojshme të studiohet në thellësi më të madhe efekti i mundshëm i coronavirusit në lëkurë, rekomandimi i dermatologëve është unanimisht: Mos vononi dhe konsultohuni me një mjek menjëherë pasi të ndodhë ndonjë skuqje e panjohur në trupin tuaj. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Raporti i fundit i Pentagonit - zbulohen qindra pamje të reja të UFO-ve

Raporti i fundit i Pentagonit - zbulohen qindra pamje të reja të UFO-ve

Amerika
Ministrja suedeze “tmerrohet” nga bananet - kudo që ajo shkon, ato duhet të hiqen nëse janë aty

Ministrja suedeze “tmerrohet” nga bananet - kudo që ajo shkon, ato duhet të hiqen nëse janë aty

Botë
Do të jetë sekretarja më e re e shtypit në historinë e Shtëpisë së Bardhë - Trump vazhdon me emërimet e reja

Do të jetë sekretarja më e re e shtypit në historinë e Shtëpisë së Bardhë - Trump vazhdon me emërimet e reja

Amerika
Mbretëria e Bashkuar ngrit në ajër aeroplanët luftarakë në përgjigje të aeroplanit rus që po shkonte drejt hapësirës ajrore të saj

Mbretëria e Bashkuar ngrit në ajër aeroplanët luftarakë në përgjigje të aeroplanit rus që po shkonte drejt hapësirës ajrore të saj

Botë
Myslimanët që votuan për Trumpin, zemërohen me udhëheqësit që po i zgjedh republikani

Myslimanët që votuan për Trumpin, zemërohen me udhëheqësit që po i zgjedh republikani

Amerika
Pesë momentet kyçe nga java e parë e Trumpit si president i zgjedhur amerikan

Pesë momentet kyçe nga java e parë e Trumpit si president i zgjedhur amerikan

Amerika
Kalo në kategori