LAJMI I FUNDIT:

Rritet numri i të infektuarve me coronavirus në Suedi, qeveria kërkon të testohen 100 mijë banorë brenda një jave

Rritet numri i të infektuarve me coronavirus në Suedi, qeveria kërkon të testohen 100 mijë banorë brenda një jave

Qeveria e Suedisë ka kërkuar që të testohen për coronavirus 100 mijë banorë brenda një jave, pasi numri i të infektuarve po vazhdon të rritet.

Gjatë ditës së djeshme janë shënuar 676 raste, që e ngritë në 13,216 numrin e përgjithshëm të personave të infektuar, derisa janë mbi 1,400 të vdekur, derisa nuk ka shenja se zgjerimi i coronavirusit mund të ndalojë, transmeton Telegrafi.

Suedia është duke vazhduar jetën thuajse normalisht, duke hedhur poshtë sugjerimet që të ndërmerr masa urgjente që të mbyllë gjithçka në mënyrë që të ndalojë përhapjen.


Testimi pritet të zhvillohet gjatë javës që vjen, derisa të parët që do të testohen janë ata të cilët janë më të ekspozuarit si policët dhe zjarrfikësit.

Shumë mjekë dhe punonjës spitalorë i janë nënshtruar deri më tani testimit, ndërsa po punohet që të testohen të gjithë, derisa po favorizohen pacientët me simptoma të lehta, në mënyrë që të kthehen sa më parë në punë.

“Jemi duke i analizuar kapacitetet, që t’i testojmë 50 mijë banorë brenda javës, ndërsa ka mundësi që të arrijmë t’i testojmë deri në 100 mijë”, ka thënë Ministrja e Shëndetësisë, Lena Hallengren.

Sipas saj, deri më tani në Suedi janë testuar rreth 75 mijë banorë. Rritja më e madhe me të infektuar brenda një dite, është shënuar gjatë javës së kaluar, me 722 të sëmurë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Evropa
Musk i thotë AfD-së të Gjermanisë se ka shumë 'faj' për 'mëkatet' e gjyshërve nazistë - mijëra njerëz protestojnë në Berlin kundër tyre

Musk i thotë AfD-së të Gjermanisë se ka shumë 'faj' për 'mëkatet' e gjyshërve nazistë - mijëra njerëz protestojnë në Berlin kundër tyre

Evropa
Trump dëshiron që Jordania dhe Egjipti të pranojnë më shumë refugjatë dhe të 'pastrojnë' Gazën

Trump dëshiron që Jordania dhe Egjipti të pranojnë më shumë refugjatë dhe të 'pastrojnë' Gazën

Amerika
Afati për tërheqjen e Izraelit nga Libani skadon, por trupat do të qëndrojnë

Afati për tërheqjen e Izraelit nga Libani skadon, por trupat do të qëndrojnë

Azia
Zelensky thotë se ndihma ushtarake nuk është ndalur, pas njoftimit të ndalimit të granteve të huaja nga SHBA

Zelensky thotë se ndihma ushtarake nuk është ndalur, pas njoftimit të ndalimit të granteve të huaja nga SHBA

Evropa
Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë ruse të naftës

Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë ruse të naftës

Evropa
Kalo në kategori