LAJMI I FUNDIT:

Sveçla dhe Rexhepi vizitojnë nënstacionin në Sredskë dhe QMF-në në Reçan të Prizrenit

Sveçla dhe Rexhepi vizitojnë nënstacionin në Sredskë dhe QMF-në në Reçan të Prizrenit

Ushtruesi i detyrës së ministritë në detyrë të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla , i shoqëruar nga ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilija Rexhepi, vizituan nënstacionin Sredska të Drejtorisë Rajonale të Prizrenit,  për të parë nga afër punët  që po  bëhen në menaxhimin e situatës që është krijuar pas shfaqjes së virusit Covid-19  në vendin tonë.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie të MPBAP-së, ku po ashtu thuhet se Sveçla ka inkurajuar Policinë  e Kosovës  për angazhimin e tyre në këtë  situatë duke ofruar përkrahjen në luftimin e kësaj pandemie.


Komandanti i nënstacionit, toger Xhemail Asllani, njoftoi Sveçlën për sfidat dhe nevojat që ky stacion ka dhe tha se situata e përgjithshme në këtë rajon është e qetë dhe brenda parametrave normal.

Sveçla dhe  Rexhepi, vizituan edhe Qendrën e Mjekësisë Familjar në Reçan ku u  njoftuan për së afërmi për punën dhe masat të cilat janë marr në parandalimin e Covid-19.

U.d ministri, Sveçla theksoi se Kosova fatmirësisht nuk ka numër të madh të të infektuarve por nga kjo situatë nuk mund të ndihemi komod, sepse nëse ka rritje të numrit të infektuarve ngarkohet sistemi shëndetësorë dhe do të bëhet më i vështirë trajtimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Kalo në kategori