LAJMI I FUNDIT:

Ledri Vula së shpejti publikon klipin e këngës “Ha Ha Ha”, në bashkëpunim me Vip Poppa

Ledri Vula së shpejti publikon klipin e këngës “Ha Ha Ha”, në bashkëpunim me Vip Poppa

Rep-artisti Ledri Vula vazhdon të mbetet njëri nga figurat më aktive të industrinë e muzikës gjatë kohës së pandemisë.

Ditë më parë ai ka publikuar albumit e ri të titulluar “10/10”, ku në të solli bashkëpunime të shumta me artistë të estradës shqiptare.


Disa prej këngëve të albumit ka kishte vendosur që t’i sjellë me videoklipe, e fundit prej tyre ishte në bashkëpunim me Singullar dhe Lyrical Son.

https://www.instagram.com/p/B_F1RdIBf6a/

Përmes rrjetit social Instagram, Ledri ka bërë të ditur se nuk e ka ndërmend të ndalet, pasi që ka zbuluar datën e publikimit të klipit i cili vjen në bashkëpunim me Vip Poppa.

Kënga tashmë gjendet në albumin e Ledrit, i cili mund të dëgjohet në Spotify, por si edhe shumica projekteve që janë realizuar me vizualitet edhe kjo e fundit rezulton të jetë e njëjtë.

Klipi do të publikohet me datë 20 prill, kurse fansat përmes komenteve po e presin me padurim një projekt të tillë. /Telegrafi/