LAJMI I FUNDIT:

Franca regjistron 761 viktima të tjera nga coronavirusi – numri i të vdekurve në gjithë botën shkon në mbi 150 mijë

Franca regjistron 761 viktima të tjera nga coronavirusi – numri i të vdekurve në gjithë botën shkon në mbi 150 mijë

Franca regjistroi 761 vdekje më shumë nga infeksioni i coronavirusit të premten.

Kështu, sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ky numër i fundit e ka çuar totalin në 18.681, niveli i katërt më i lartë në botë.

Megjithatë, numri i njerëzve në spital ka rënë për të tretën ditë me radhë.


Dhe, në një shenjë tjetër që bllokimi i vendosur një muaj më parë po funksionon, Jerome Salomon, kreu i autoritetit të shëndetit publik, tha se numri i përgjithshëm i njerëzve në njësitë e kujdesit intensiv (ICU) në Francë ra për ditën e nëntë me radhë, në 6,027, një pikë e ulët që nga 1 prilli.

Ndërkohë numri i të vdekurve nga COVID-19 në gjithë botën ka kaluar në mbi 150 mijë.

Gjithsej 150.603 viktima janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, ndërsa numri i rasteve ka shkuar në 2.118.713, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 35.481 viktima, ndërsa pas saj radhiten Italia me 22.475 viktima, Spanja me 19.478, Franca me 17.920, Britania me 14.576, Belgjika me 5.163, Irani me 4.958 dhe Gjermania me 4.193 të vdekur nga COVID-19.

Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, janë konfirmuar 4.632 të vdekur, shkruan AA.

Vendet e tjera me mbi 1.000 viktima janë Holanda me 3.459, Brazili me 1.956, Turqia me 1.769, Suedia me 1.400, Zvicra me 1.325 dhe Kanadaja me 1.252 të vdekur.

Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia COVID-19 është përhapur në gjithë botën.

Deri më tani, 563.696 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 1,5 milion raste aktive që presin të shërohen. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Azia
Ministri francez i Mbrojtjes njofton se aeroplanët e parë luftarak Mirage 2000 arrijnë në Ukrainë

Ministri francez i Mbrojtjes njofton se aeroplanët e parë luftarak Mirage 2000 arrijnë në Ukrainë

Evropa
Bill Gates paralajmëron për një pandemi

Bill Gates paralajmëron për një pandemi "shumë më të rëndë" në vitet e ardhshme

Botë

"Lëvizja për të shkarkuar presidentin e SHBA-së ka filluar" - demokratët kundër Trumpit

Botë
Ekipi i Trumpit po shqyrton marrjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë

Ekipi i Trumpit po shqyrton marrjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë

Botë
Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza

Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza

Azia
Kalo në kategori