LAJMI I FUNDIT:

Shfrytëzuan shkallët e zjarrfikësve, i dhanë lamtumirën e fundit të afërmit të tyre të moshuar në “shtëpinë e mbyllur shkaku i coronavirusit” në Holandë

Shfrytëzuan shkallët e zjarrfikësve, i dhanë lamtumirën e fundit të afërmit të tyre të moshuar në “shtëpinë e mbyllur shkaku i coronavirusit” në Holandë

Një familje duhej të përdorte shkallë që zgjaten për t’i thënë lamtumirën e fundit të afërmit të tyre të moshuar të sëmurë, pasi shtëpia e tij e kujdesit ishte vënë në mbyllje, shkaku i coronavirusit.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, familja e Henry Nijhove, 87 vjeç, u ngrit lart në dritaren e katit të katërt të shtëpisë së tij të kujdesit pranë Amsterdamit, Holandë, duke përdorur shkallë që zgjaten me ndihmën e departamentit lokal të zjarrit.


Një veprim të tillë ata e kishin bërë pasi u ishte thënë se z. Nijhove nuk kishte të ngjarë të jetonte shumë më gjatë pasi shëndeti i tij mori një kthesë për të keq.

Ndërkohë thuhet se shtëpitë e kujdesit kanë ndaluar pranimin e vizitorëve për të parandaluar rrezikun e sjelljes së coronavirusit nga dikush nga jashtë.

Kështu që mbesa e z. Nijhove i shkruajti brigadës lokale të zjarrfikësve, e cila ra dakord të ofronte ndihmën.

Ajo u tha atyre se dëshironin të siguroheshin që gjyshi i saj të mos vdiste pa mundësinë që t’i thoshin lamtumirë. Merret vesh që sëmundja e tij nuk është coronavirusi.

Ekuipazhi i zjarrfikësve përdorin makinën e tyre në shtëpinë e kujdesit në Amsterdam dhe caktoi që anëtarët e familjes të ngrihen në çifte, në mënyrë që ata të thoshin lamtumirat e tyre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori