LAJMI I FUNDIT:

36 raste me coronavirus në Maqedoni, shërohen 18 pacientë

36 raste me coronavirus në Maqedoni, shërohen 18 pacientë

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të kaluara janë shënuar 36 raste të reja në Maqedoni.

Prej rasteve të reja 22 janë në Shkup, 4 në Kumanovë, 3 në Prilep, 3 në Strugë, Veles 3 dhe Manastir 1, njofton Telegrafi Maqedoni.

Gjithashtu nga MSH bëjnë të ditur se gjatë ditës së sotme janë shëruar 18 pacientë ndërsa nga Klinika për Sëmundje Infektive u larguan 11 pacientë, 2 nga spitali i Dibrës ndërsa 6 të tjerët janë nga Koçani dhe Shkupi që shëroheshin në shtëpi./Telegrafi/