LAJMI I FUNDIT:

Tre mjekë dhe një infermiere të Klinikës së Gjinekologjisë të infektuar me coronavirus

Tre mjekë dhe një infermiere të Klinikës së Gjinekologjisë të infektuar me coronavirus

Në Klinikën Infektive të hospitalizuar me COVID-19 janë 52 pacientë, 11 prej tyre janë në monitorim permanent, ndërsa 2 në gjendje kritike.

Infektologu Shemsedin Dreshaj në një konferencë për media bëri të ditur se nga Klinika sot janë lëshuar pesë persona të cilët janë shëruar.

Dreshaj po ashtu njoftoi se viktima e 12 nga COVID-19 është një 70 vjeçar nga Nerodimja e Ferizajt, që ka pasur edhe sëmundje tjera.


Mjeku Dreshaj po ashtu njoftoi për tre mjekë dhe një infermiere të Klinikës Gjinekologjike të infektuar me COVID-19, por këta janë të monitoruar nga IKSHP-ja dhe nuk janë të shtrirë në Klinikën Infektive.

Në këtë konferencë për media po ashtu u bë e ditur se gruaja shtatzënë vazhdon të jetë në gjendje të rëndë.

Sipas mjekut, sot ishte për vizitë konsiliumi i mjekëve dhe gjendja e foshnjës është në rregull, por e gruas e rëndë dhe kritike.

Deri tash në Kosovë janë regjistruar 449 raste me coronavirus. Kanë vdekur 12 persona, ndërsa janë shëruar 79. /Telegrafi/