LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu shfuqizon vendimin e ish-ministres Hoxha për shtesat mujore për Kryeinspektorin e MD

Haxhiu shfuqizon vendimin e ish-ministres Hoxha për shtesat mujore për Kryeinspektorin e MD

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se ka shfuqizuar një vendim të ish-ministres Dhurata Hoxha.

Haxhiu ka njoftuar se bëhet fjalë për vendimin lidhur me shtesat mujore prej 500 eurosh mbi pagën bazë për Kryeinspektorin e Inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë, transmeton Telegrafi.

“Dje, kam shfuqizuar vendimin e paligjshëm të ish ministres Dhurata Hoxha, lidhur me shtesën mujore prej 500 eurosh mbi pagën bazë për Kryeinspektorin e Inspektoriatit të MD-së. Nga ky vendim, Kryeinspektori në mënyrë të paligjshme ka përfituar rreth 17.500 euro deri tani”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.


Më tej ajo ka pohuar se këtë vendim siç e ka quajtur ajo të paligjshëm do ta dërgojnë edhe në prokurori./Telegrafi/

https://www.facebook.com/hapeporten/posts/3558626867541412