LAJMI I FUNDIT:

Reagime të ashpra pas deklaratës së Fitore Pacollit për nënën e Haradinajt

Reagime të ashpra pas deklaratës së Fitore Pacollit për nënën e Haradinajt

Të mërkurën, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli në një emision televiziv, ka thënë se kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, në kohën që ishte kryeministër, e kishte dërguar nënën e tij për shërim jashtë shtetit.

“Paramendo në një vend evropian kur një kryeministër e dërgon prindin e tij apo veten për shërim jashtë shtetit”, ka thënë Pacolli në kohavizion.

Ndaj kësaj deklarate pati reagime të ashpra.


Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, e  ka quajtur Pacollin “femër pa moral politik”, e madje adresoi kritika të ashpra kundër saj.

“Një femër, pa etikë e pa moral politik, femër e indoktrinuar dhe e skllavëruar politike, paska gjetur kohë dhe paska marrë guxim me fol për nanën Rukë, nanën e gjeneralëve dhe luftëtareve të pa epur për lirinë e Kosovës”, ka thënë ndër të tjera.

Po ashtu edhe deputeti Gazmend Syla, ka reaguar ndaj Pacollit.

Ai ka thënë se, Shqipëria për LVV qenka diçka “jashtë vendit”.

“Ajo na ishte shqetësuar me faktin se Nëna e dy Heronjve, ashtu si shumë të plagosur të UÇK-së dikur, ka pasur trajtim mjekësor atje. Shqipëria për LVV qenka diçka “jashtë vendit”. Fitore, pyete Kryeministrin tënd se ku jeton familja e tij dhe ku shkollohet fëmija i tij?”, tha Syla.

Ndërkaq, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se, ‘s’është e drejtë Nëna Ramush Haradinajt me i falë pesë djem për lirinë e Kosovës e nëna e Fitore Pacollit asnjë.’

“Nuk ka barazi këtu. Qytetaret duhen te jenë të barabartë. Kështu do të ishe teoria e konceptit të barazisë sipas Fitore Pacollit. TURP Fitore! Lavdi për jete e mot Heroit Shkelzen Haradinajt qe ra heroikisht me 16 prill 1999 Lavdi Familjes Haradinaj!”, shkroi Musliu.

Në fund ka reaguar edhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, e ka quajtur logjikë fashiste qëndrimin e Pacollit, duke thënë se është kulmi i idiotësisë individuale e kolektive, i mungesës së edukatës minimale familjare.

“Logjikë fashiste! Edhe të sëmurët s’guxojnë të shërohen ku ata kanë nevojë, por aty ku diktojnë trurët e shpërlarë. Të përgojosh nanën Rukë, nënën e dëshmorëve e të luftëtarëve të gjallë të lirisë është turpi i turpit. Është kulmi i idiotësisë individuale e kolektive, i mungesës së edukatës minimale familjare dhe e traditës kombëtare”, ka thënë Mustafa.

Ai ka përmendur edhe shërimin e tij kohë më parë, për të cilin thotë se nuk i ka pyetur LVV që gjuajtën me molotov.

“Sa për shërimin tim në vend dhe jashtë vendit, e vërteta është se nuk i kam pyetur ata që më gjuajtën me molotov, me gaz lotsjellës, me s’prej syve; që tentuan atentate me iriqë të hekurt, që gjuanin me bomba shtëpitë dhe institucionet shtetërore. Sepse i gjallë je i tepërt për logjikën e tyre”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndërkaq, Pacolli ka sqaruar deklaratën e saj, duke thënë se nuk e ka fyer nënën e Haradinajt.

Përmes një shkrimi në Facebook, Pacolli ka thënë se e ka kritikuar udhëheqjen e vendit nga qeveritë e kaluara, kryesisht, në shëndetësi.

“Unë nuk kam fyer nënën e askujt. Kam treguar sesi ata që kanë udhëhequr me vendin nuk kanë investuar asnjë cent në përmirësimin e kushteve në spitalet tona ku të gjitha nënat e sidomos nënat e dëshmorëve e të zhdukurve, që sot jetojnë në varfëri të skajshme e që nuk kanë pasur rastin të kenë ndonjë djalë/vajzë president/ministër e kryeministër, të kenë një vend ku mjekohen e trajtohen me dinjitet në vendin për të cilën flijuan fëmijët e tyre”, shkruan ndër tjera Pacolli në Facebook./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori