Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar një fabrikë kosovare e cila edhe në këtë kohë pandemie nuk e ka ndalur prodhimin e produkteve ushqimore.
Veseli gjatë vizitës në fabrikën “Elkos” në Pejë shpalosi pakon e rimëkëmbjes ekonomike që e ka propozuar PDK e që kap shifrën prej 320 milionë euro.
Gjatë bashkëbisedimit me pronarin Ramiz Kelmendi, Veseli tha se pakoja e propozuar e cila vazhdon të mbetet në proceduara parlamentare do t’i ndihmojë 280 mijë punëtorë të sektorit privat si dhe mijëra biznese.
Ai i bëri thirrje kryetares së Kuvendit që të procedojnë shpejt në seancë pakon e rimëkëmbjes ekonomike që ka propozuar PDK.
“Nuk janë gjithë ndërmarrësit si Ramiz Kelmendi. Sektori i shërbimeve, sektori i hotelerisë, nuk ka mundësi të paguajë qiranë, nuk ka mundësi të paguajë punëtorët, kredinë. Po flas për 280 mijë punonjës të sektorit privat të cilat kanë nevojë emergjente që Qeveria e Kosovës të reagojë sa më shpejt që të mbajë këto familje mos t’i kthejë në asistencë sociale në mënyrë që ata pas tre muajve të jenë ata që po ashtu mbushin arkën e shtetit, të cilët e mbajnë ekonominë e Kosovës dhe të cilët e mbajnë mirëqenien po ashtu”, tha Veseli.
Sipas tij, ndërmarrësit që janë duke punuar, nuk duan lëmoshë, mirëpo siç tha ai qeveria e Kosovës duhet të veprojë sa më shpejt për t’i mbështetur.
“Pakoja nuk është tërhequr dhe nuk do të tërhiqet asnjëherë. Si Parti Demokratike do ta shtyjmë fuqishëm. Për fat nuk patëm përkrahjen në seancën e jashtëzakonshme. Donim ta kryenim të martën për një ditë, por tani do të shkojmë në procedura të rregullta. Thërras qeverinë e Kosovës të reflektojë ndaj kësaj situate, thërras edhe kryetaren e Kuvendit ta vejë në rend të ditës javën e ardhshme në mënyrë që ta kalojmë pakon e cila duhet të na bashkojë e jo të na ndajë”, shtoi Veseli.
Për 21 vjet, këto biznese sipas Veselit e kanë mbajtur Kosovën të fortë dhe kanë kontribuar për arkën e shtetit.
Pronari i kompanisë “Elkos Group”, Ramiz Kelmendi ka përkrahur pakon e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës, për çka tha se një përkrahje e tillë do të ndihmonte shumë ndërmarrjet private.
“Bizneset private dhe qytetarët kanë nevoje për mbështetje dhe vizita të tilla në mënyrë që të shihet drejtpërdrejt propozimet që ka dhënë PDK për ta mbështetur sektorin privat, dhe janë më se të domosdoshme në mënyrë që të përballojmë krizën. Është e njohur që bizneset të cilat i mbështet qeveria në kohë krize dalin në pozitë më të favorshme, se sa bizneset e regjionit. Pra, është një mundësi e mirë që pakoja nga PDK na bën neve që pas pandemisë të kalojmë hapin në raport me shtetet e regjionit”, tha Kelmendi. /KP/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Dita Ndërkombëtare e Edukimit në GALERIA
Kurti takon një grup investitorësh në Davos, i fton të investojnë në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!