LAJMI I FUNDIT:

Zaev dhe Mickoski deri të martën do të jenë në vetizolim

Zaev dhe Mickoski deri të martën do të jenë në vetizolim

Kryetari i LSDM-së dhe ai i OBRM-PDUKM-zë, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski deri të martën do të ndodhen në vetizolim.

Vetizolimi i tyre vjen si pasojë e asaj se që të dy më dy prill kanë dhënë intervistë te një gazetar i cili rezultoi pozitiv në testin për coronavirus, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në fund të kësaj jave ju skadon periudha e vetizolimin Zaevi dhe Mickoski, po për shkak të orës policore gjatë ditës së hënë kjo do të ndodhë deri të martën.


“Sipas vendimit të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor unë dhe familja ime ndodhemi në izolim. Do të jemi deri në përfundimin e festave. Punoj nga shtëpia aq sa është e mundshme, por jam i lumtur që jam në izolim me familjen me ditë të tëra”, tha Zaev.

Mickoski nga shtëpia e tij thuajse çdo ditë del me video ndërsa në video-mesazhin e fundit kritikonte pushtetin se nuk dëshiron të shpallë gjendje krize në Kumanovë dhe se nuk pranuan propozimet e opozitës maqedonase./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndetësi
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Policia në kërkim të dy shtetasve nga Shqipëria, dyshohen për vjedhje të rëndë

Policia në kërkim të dy shtetasve nga Shqipëria, dyshohen për vjedhje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Albin Kurti premton investime të mëdha për rajonin e Gjilanit dhe Kosovën

Albin Kurti premton investime të mëdha për rajonin e Gjilanit dhe Kosovën

Lajme
Kalo në kategori