LAJMI I FUNDIT:

Kurti viziton komunat e Fushë Kosovës dhe Kastriotit, informohet për gjendjen e tyre në përballje me COVID-19

Kurti viziton komunat e Fushë Kosovës dhe Kastriotit, informohet për gjendjen e tyre në përballje me COVID-19

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministren në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilija Rexhepi, vizituan komunat e Fushë Kosovës dhe Kastriotit, ku takuan kryetarët e këtyre dy komunave.

Në Komunën e Fushë Kosovës, ata u pritën nga kryetari i kësaj komune, Burim Berisha, i cili i informoi për gjendjen në Fushë Kosovë dhe zbatimin e masave.

“Komuna e Fushë Kosovës është prej komunave me më së shumti kyçje rrugore. Në të janë diku rreth 30,000 banesa, ka katër Qendra të Mjekësisë Familjare e dy lagje rome. Në të gjitha këto, bashkë edhe me 12 marketet e mëdha janë duke u zbatuar masat e qeverisë dhe këshillat e profesionistëve. Thirrja për dezinfektimin e karrocave e shportave në markete është duke u zbatuar, sikurse se edhe praktika që nëpër furra të bukës një person të bëjë pagesat kurse tjetri të ​ofrojë shërbimin. Deri tani janë katër raste të konfirmuara me virus dhe dy prej tyre të shëruar”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.


Kurse, në Kastriot, kryetari Xhafer Gashi, i cili njëherit është ushtrues detyre i Kryetarit të Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) i ofroi tërë kapacitetet e tij edhe si kryetar komune por edhe si u.d. i kryetarit të AKK-së për t’i shpërndarë masat e qeverisë dhe për t’u siguruar që ato po zbatohen.

Në këtë komunikatë, thuhet po ashtu se në Qeverisë së Kosovës i mungon përvoja për këto rast të pandemisë, por që e kanë vullnetin dhe dijen që të marrin masat e nevojshme për luftimin e virusit

“E vërtetë që na mungon përvoja për këso pandemi, por ekziston vullneti dhe dija në këtë qeveri që të mirren masat më të mira e të nevojshme për luftimin e këtij virusi. Nga kjo sfidë po marrim mësime të reja të cilat po i maturojnë institucionet tona dhe të cilat do t’i shërbejnë institucioneve për në të ardhmen. Sistemin shëndetësor, si qeveri, nuk e kemi gjetur mirë. Për këtë jemi të vetëdijshëm dhe prandaj edhe e kërkojmë bashkëpunimin qytetar. Duke qëndruar në shtëpi, në distancë e pastër mund të fitojmë përballë COVID-19”, thuhet në komunikatë.

Në trend Lajme

Më shumë
Radhë autobusësh nga Shqipëria për në Brezovicë

Radhë autobusësh nga Shqipëria për në Brezovicë

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Shtuni: SHBA të trajtohet si partnere nga Kosova, Trump nuk është shumë i duruar

Shtuni: SHBA të trajtohet si partnere nga Kosova, Trump nuk është shumë i duruar

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Selia e bektashinjve status si Vatikani, Rama: Nuk ka arsye për shqetësim

Selia e bektashinjve status si Vatikani, Rama: Nuk ka arsye për shqetësim

Lajme
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Kalo në kategori