LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, rritet numri i lindjeve të parakohshme, vdesin pesë foshnja

Maqedoni, rritet numri i lindjeve të parakohshme, vdesin pesë foshnja
Foto: Ilustrim

Klinika universitare për gjinekologji dhe obstetrikë në Shkup informon se gjatë javëve të fundit është rritur numri i lindjeve të parakohshme. Prej 9 deri më 13 prill kanë vdekur pesë foshnja të lindura para kohe. Nga Klinika apelojnë deri te lehonat edhe gjatë ballafaqimit me Kovid-19, në mënyrë të qetë dhe pa panik, të përgatiten për lindje të lumtur. Nëse kanë nevojë për mbështetje psikologjike, të paraqiten në numrin e telefonit 078/378-766.

“Shtatzënia edhe në rrethana normale përcillet me oscilime në emocione, shpeshherë shoqërohet me ndjeshmëri dhe shqetësime të mëdha, ndërsa është e pritshme që Kovid-19 të shkaktojë shqetësim të theksuar tek gratë shtatzëna. Për shkak të asaj, nuk përjashtohet gjendja psikologjike e shtatzënave të ketë ndikimin e vet në rritjen e numrit të lindjeve të parakohshme, në krahasim me atë të zakonshme”, thonë nga KGJO.


Në KGJO-Shkup, nga data 9 e deri më 13 prill kanë vdekur pesë foshnja të lindura parakohe me peshë jashtëzakonisht të ulët të lindjes dhe me papjekuri ekstreme.

Klinika Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë – Shkup u bën apel shtatzënave edhe në periudhën e përballjes me Kovid-19, me qetësi dhe pa panik të përgatiten për rezultatin e lumtur të shtatzënisë. a

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori