LAJMI I FUNDIT:

Bie numri i të infektuarve me coronavirus në Kinë

Bie numri i të infektuarve me coronavirus në Kinë

Kina raportoi për rënie të numrit të rasteve të reja me coronavirus, krahasuar me një ditë me parë, por, në të njëjtën kohë, vuri re rritje të transmetimeve të sëmundjes në rajonin e saj të largët verilindor, që kufizohet me Rusinë.

Komisioni Kombëtar Shëndetësor tha të mërkurën se në 24 orët e fundit ka regjistruar 46 raste të reja me coronavirus, që do të thotë gjysmë më pak se në 24-orëshin paraprak.

Prej tyre, 36 kanë qenë kinezë të infektuar, që janë kthyer nga jashtë.


Dhjetë rastet e tjera janë infektime të transmetuara nga njëri-tjetri, tetë prej të cilave në provincën Heilongjiang, që kufizohet me Rusinë.

Kina është vendi i origjinës së coronavirusit, ku rastet e para janë shfaqur në fund të vitit të kaluar.

Që atëherë, coronavirusi është përhapur në mbi 180 vende të botës, duke infektuar gati dy milionë njerëz dhe duke vrarë mbi 126,700.

Autoritetet kineze janë zotuar se do të mbeten vigjilente kundër valës së dytë të infektimeve. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohen dy datat që synojnë Trump dhe Putin për marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë

Zbulohen dy datat që synojnë Trump dhe Putin për marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë

Botë
NATO teston aftësinë e saj

NATO teston aftësinë e saj "për t'u vendosur me shpejtësi në të gjithë Evropën Lindore" - pa ndihmën e SHBA-së

Botë
Njeriu që ishte kundër vaksinave të coronavirusit, Senati e voton për Sekretar të Shëndetit

Njeriu që ishte kundër vaksinave të coronavirusit, Senati e voton për Sekretar të Shëndetit

Amerika
Forcat ukrainase shkatërrojnë tankun dhe sistemet artilerike ruse – pamje nga aksioni

Forcat ukrainase shkatërrojnë tankun dhe sistemet artilerike ruse – pamje nga aksioni

Evropa
Incidenti në Mynih të Gjermanisë me të paktën 28 të lënduar - i dyshuari është një azilkërkues afgan, momenti i arrestimit të tij

Incidenti në Mynih të Gjermanisë me të paktën 28 të lënduar - i dyshuari është një azilkërkues afgan, momenti i arrestimit të tij

Evropa
Ukraina do të marrë pjesë në negociata, thotë zëdhënësi i Kremlinit

Ukraina do të marrë pjesë në negociata, thotë zëdhënësi i Kremlinit

Botë
Kalo në kategori