LAJMI I FUNDIT:

Pezullohet shërbimi i shujtave të ngrohta nga Komuna e Prishtinës, për shkak të masave të reja për kufizim të lëvizjes

Pezullohet shërbimi i shujtave të ngrohta nga Komuna e Prishtinës, për shkak të masave të reja për kufizim të lëvizjes

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se do të pezullohet shërbimi i shujtave të ngrohta në lagjet Tophane e Aktash, për shkak të masave të reja të lëvizjes së qytetarëve të marra nga Qeveria.

Ahmeti ka bërë të ditur se janë duke punnuar për të gjetur një mënyrë të përshtatshme për të vazhduar shërbimin në një kohë sa më të shkurtër.

“Pas vendimit të mbrëmshëm të Qeverisë për masat e reja restriktive të lëvizjes për parandalimin e përhapjes së #covid19, shërbimi i shujtave të ngrohta në Tophane dhe Aktash do të pezullohet përkohësisht. Jemi duke punuar që të gjejmë një mënyrë të përshtatshme që në kohën sa më të shkurtë të vazhdojmë të e ofrojmë këtë shërbim për të gjithë që kanë aq shumë nevojë për përkrahje”, shkruan Ahmeti.


Ai ka thënë se askush nuk do të mbetet në harresë, ndërsa ka bërë thirrje edhe njëherë që qytetarët të rrinë në shtëpi e të mbëjnë distancën.

“Askush nuk do të mbetet në harresë dhe vetëm në Prishtinën tonë – distanca sociale veç do të e lehtësojë këtë betejë, por duke qëndruar bashkë e solidarë! #Bashkë do të e tejkalojmë më lehtë këtë sfidë! Shëndet për të gjithë dhe ju falemnderit për mirëkuptimin”, shkruan Ahmeti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori