Ndonëse situata me pandeminë ka përshirë pothuajse të gjitha vendet e Kosovës dhe të botës, qyteti i Mitrovicës mbetet i ndarë edhe sa i përket gjendjes rreth virusit COVID-19.
Derisa në veri të këtij qyteti janë konfirmuar 23 persona të infektuar dhe është shënuar një viktimë, në jug nuk ka asnjë rast me coronavirus.
Erseka Barani, drejtoreshë e Drejtorisë së Shëndetësisë, ka bërë të ditur për KosovaPress se gjendja rreth pandemisë në komunën e Mitrovicës jugore është stabile dhe pa asnjë rast të infektuar deri tani.
Sipas saj, ekipet e institutit rajonal të shëndetësisë publike janë duke bërë monitorimin e të gjitha familjeve të cilat kanë qenë raste kontakti me të prekurit dhe ata janë konfirmuar negativ.
Ajo shtoi se stafi i rrjetit institucional shëndetësor në kuadër të QKMF-së është i furnizuar me të gjitha pajisjet e nevojshme për këtë situ atë, ndërsa falënderoi qytetarët për respektimin e rekomandimeve të institucioneve përkatëse.
Barani theksoi se komuna e Mitrovicës i ka propozuar Ministrisë së Shëndetësisë karantinimin, dhe janë në pritje të konfirmimit të këtij propozimi nga ana e institucioneve qendrore.
“Momentalisht nuk e kemi asnjë rast të konfirmuar me COVID-19 në komunën e Mitrovicës jugore. Ekipet e institutit rajonal të shëndetësisë publike dhe ekipet e QKMF-së janë duke bërë monitorimine të gjitha familjeve të cilat kanë qenë raste kontakti me të prekurit dhe ata kanë dalë negativ, kështu që momentalisht gjendjen e kemi stabile në komunën tonë. Sa i përket QKMF-së dhe rrjetit institucional shëndetësor në kuadër të QKMF-së, janë të gjithë të pajisur, i gjithë stafi dhe personeli shëndetësor, stafi administrativ dhe mbështetës me pajisje, rroba speciale, maska, mburoja të fytyrës, doreza dhe të gjitha tjerat të nevojshme…Falë respektimit të rekomandimeve nga ana e qytetarëve ne e kemi këtë situatë, ku do të thotë se nuk e kemi asnjë të prekur momentalisht…Ne kemi bërë një propozim në Ministrinë e Shëndetësisë, mirëpo ende nuk kemi ndonjë konfirmim nga ana e tyre, kështu që po presim një konfirmim të institucioneve qendrore për hyrjen në karantinë të Mitrovicës jugore”, ka thënë Barani.
Ajo potencoi nevojën për qëndrim të qytetarëve në shtëpi, duke thënë se vetëm në këtë mënyrë dhe së bashku, do të tejkalohet edhe kjo sfidë. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme
"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit