LAJMI I FUNDIT:

AGK dhe KFOS sigurojnë materiale mbrojtëse për 313 gazetarë, kameramanë dhe fotoreporterë të terrenit

AGK dhe KFOS sigurojnë materiale mbrojtëse për 313 gazetarë, kameramanë dhe fotoreporterë të terrenit

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës të mërkurën do të fillojë me shpërndarjen e materialeve mbrojtëse për gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët.

Në donacionin e mundësuar nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS), bëjnë pjesë 313 maska respirator FFP2, 313 pako dorëza latex dhe 313 dezinfektues 500 ml.

Vlera e një pako për person është 17.50 euro.


“AGK ka kërkuar nga redaksitë që t’i dërgojnë vetëm emrat e gazetarëve, kameramanëve dhe fotoreporterëve të terrenit, të cilët janë më të rrezikuarit nga atakimi me virusin Covid-19. Përkundër kërkesës me emrat për kolegët tanë që janë pothuajse në vijë të parë të frontit me këtë pandemi, në adresë të AGK kemi pranuar mes tjerëve edhe emra të teknikëve, moderatorëve, redaktorëve e madje edhe emra të menaxherëve të medieve”, thuhet në njoftim.

“Në pamundësi që t’i ndihmojmë të gjithë punonjësit medial dhe me qëllim që asnjë kolegë që punon në terren të mos mbetet i pa pajisur me materiale mbrojtëse, stafi i AGK-së po punojnë në mënyrë vullnetare, që procedura e shpërndarjes të zgjas më shumë, me qëllim të vetëm, që mjetet mbrojtëse t’u shpërndahen kolegëve që punojnë në terren, e të cilët janë në rrezik të drejtpërdrejtë nga kjo pandemi”, thuhet më tej.

Duke filluar nga 15 prilli deri të premten më 17 prill, ora 10.00 deri në orën 16.00, gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët, mund të marrin pakon e tyre në zyrat e AGK-së.

Të njëjtit, mund të tërheqin pakon edhe për kolegët e tyre nga po i njëjti medium, mirëpo me vete duhet ta kenë ID-në e punës (në formë të printuar ,fotografuar, skenuar..), ku specifikohet emri/mbiemri dhe pozita që kanë në medium. /Telegrafi./

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe

Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe

Lajme
Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë

Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë

Lajme
Kalo në kategori