LAJMI I FUNDIT:

Oda Tregtare Kosovaro-Turke jep sugjerimet si të dilet nga kriza e pandemisë së COVID-19

Oda Tregtare Kosovaro-Turke jep sugjerimet si të dilet nga kriza e pandemisë së COVID-19

Kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia COVID-19, po përhapet në mbarë botën, e veçanërisht në Kosovë.

Lidhur me këtë Oda Tregtare Kosovaro-Turke përmes anëtarëve të saj bëri një përmbledhje rreth efektit të krizës COVID-19- në ekonomi dhe sugjerimeve për të dalë nga kriza.

“Është e rëndësishme që pakoja mbështetëse të zbatohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Në të kundërtën, bizneset mund të pësojnë dëme strukturore. Kriza tashmë po ndihet intensivisht në sektorin e shërbimeve dhe sektorin real, por brenda një kohe të shkurtër do të prekë të gjithë sektorët e ekonomisë. Pavarësisht nga vlerësimet politike, zgjerimi i pakos mbështetëse duhet të merret në konsideratë. Mbështetjet duhet të bazohen në mesataren, dhe jo në kriteret minimale, dhe duhet të përfshijnë tërë vitin”, thuhet në njëra nga pikat e sugjeruara.


Lista e plotë e rekomandimeve të propozuara

– Sektori privat ka një strukturë të ndjeshme në zhvillim. Është shumë i varur nga tregjet e huaja dhe rënia ekonomike ndikon ndjeshëm tek bizneset. Nëse bizneset mbeten të mbyllura ose me një kapacitet minimal për më shumë se 2 muaj, menaxhimi i krizave do të bëhet shumë më i vështirë dhe në mënyrë të zinxhiruar do të preken të gjithë sektorët e ekonomisë.

– Disa nga bizneset u detyruan të ndalonin aktivitetet e tyre në përputhje me vendimet e qeverisë. Pothuajse të gjitha bizneset në radhë të parë morën masa për të zvogëluar shpenzimet e tyre operacionale dhe ndaluan aktivitetet e tyre jo të detyrueshme. Projektet e investimeve janë pezulluar. Sektorët të cilëve iu lejua puna, morën masa mbrojtëse shtesë; kompanitë kaluan në platformën online. Sidoqoftë, situata aktuale nuk është e qëndrueshme për sektorin privat.

– Për shkak të mungesës së kërkesës dhe mungesës të së ardhurave, disa nga ndërmarrjet po përballen me rrezikun e mbylljes. Kjo situatë detyron që masat e largimit të personelit nga puna të zbatohen; e cila mund të shkaktojë një krizë sociale krahas ekonomisë.

– Pakoja e mbështetjes së sektorit privat e ndërmarrë nga qeveria u mirëprit. Sidoqoftë, mendohet se nuk është e mjaftueshme për të menaxhuar dhe kapërcyer krizën dhe duhet të zgjerohet në kuptim të kohëzgjatjes dhe shtrirjes së saj.

– Mendohet se duhet të përfundohen të gjitha marrëveshjet e duhura ligjore dhe ti hapet rruga qeverisë për huazime. Pas përfundimit të pandemisë, për të ringjallur ekonominë, me mbështetjen e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore dhe përmes bankave tregtare duhen të sigurohen kredi afatgjata me interes të ulët.

– Është e rëndësishme që pakoja mbështetëse të zbatohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Në të kundërtën, bizneset mund të pësojnë dëme strukturore. Kriza tashmë po ndihet intensivisht në sektorin e shërbimeve dhe sektorin real, por brenda një kohe të shkurtër do të prekë të gjithë sektorët e ekonomisë. Pavarësisht nga vlerësimet politike, zgjerimi i pakos mbështetëse duhet të merret në konsideratë. Mbështetjet duhet të bazohen në mesataren, dhe jo në kriteret minimale, dhe duhet të përfshijnë tërë vitin.

– Deklarimi i taksave (TVSH-së, tatimit mbi të ardhurave) dhe shtyrja e pagesave të tyre duhet të mundësohet deri në fund të vitit për të gjitha bizneset me vështirësi në pagesa.

– Në kuadër të masave të marra për shkak të pandemisë COVID-19, kompanitë duhet të shmangin largimin e personelit nga puna nëse nuk është e nevojshme. (në situata jo të domosdoshme të ndalohet largimi nga puna i personelit).

– Tregtia pa kontakte dhe mundësitë e shërbimit online duhet të inkurajohen; krijimi i infrastrukturës online duhet të mbështetet.

– Me marrjen e mendimeve të ekspertëve në lidhje me shëndetin publik, dhe me zvogëlimin e rasteve të pandemisë, tek sektorët pa kontakte ose me më pak kontakte masat e sigurisë duhet të rriten dhe kthimi gradual në punë duhet të fillohet.

– Fondet e BE-së, kreditë nga BERZH, FMN dhe Bankës Botërore si dhe fondet e aseteve të Kosovës duhet të përdoren në mënyrë efektive për rimëkëmbjen e sektorit privat dhe rritjen e kapaciteteve. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi
Qysh dush qitja lapsin, ma lirë sun gjen!

Qysh dush qitja lapsin, ma lirë sun gjen!

Ekonomi
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!

Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!

Ekonomi
Kalo në kategori