LAJMI I FUNDIT:

Isa Mustafa komenton vendimin e Xhelal Sveçlës: Kësaj i vjen era diktaturë

Isa Mustafa komenton vendimin e Xhelal Sveçlës: Kësaj i vjen era diktaturë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar ndaj veprimeve të fundit të ushtruesit të detyrës së ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Xhelal Sveçla, me Vendim të veçantë, ua paska lejuar deputetëve të marrin pjesë në mbledhjen e nesërme në Kuvend.

“Kësaj i vjen era diktaturë!”, ka shkruar Mustafa.


Postimi i plotë i Mustafës:

“Edhe kjo ndodhë!

Xhelal Sveçla, ushtrues detyre i Ministrit të Brendshem, me Vendim të veçantë, ua paska lejuar deputetëve të marrin pjesë në mbledhjen e nesërme në Kuvend.

Kjo do të thotë se Sveçla dhe policia vehen mbi përfaqësuesit e popullit. Nëse ai nuk ua lejon, deputetët nuk mund të shkojnë në Kuvend!

Kësaj i vjen era diktaturë!”, ka shkruar Mustafa.

Zëvendësministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka nënshkruar të hënën vendimin për leje të veçantë të qarkullimit me të cilin pajis me leje deputetët që do të marrin pjesë nesër në seancën e Kuvendit.

Leja e lëshuar nga Sveçla vjen pas masave të reja nga Ministria e Shëndetësisë për kufizim të lëvizjes së qytetarëve, që u vlerësua përsëri antikushtetuese nga njohës të sistemit kushtetues dhe përfaqësues të subjekteve politike në vend./Telegrafi/