Nga: Paulo Coelho
Na ishte një herë një mbret, në mbretërinë e të cilit jetonin vetëm njerëz të lumtur, pavarësisht se në territoret që rrethonin mbretërinë e tij, kishte luftëra të pafund.
Mbreti thirri luftëtarët e tij dhe i pyeti: “Përse vetëm në mbretërinë tonë mbretëron paqja?”
“Sepse populli është i kënaqur”, iu përgjigj një ministër.
“Dhe përse populli është i kënaqur?”, ia priti mbreti.
“Sepse gjithësecili është i lumtur me atë që bën”.
“Rrezikojmë shumë duke jetuar të rrethuar nga shumë luftëra”, mendonte mbreti, me shpirtin e trazuar. “Mund të ndodhë që fqinjët tanë të lodhen së luftuari me njëri-tjetrin, dhe të vendosin që të na sulmojnë ne. A ka ndonjë mënyrë për t’u shpjeguar atyre rëndësinë e paqes?”
Një ditë, teksa mbreti rrinte ulur në breg të një liqeni, kaloi aty një varkë me një marinar, të cilin sovrani e pyeti: “A di të më thuash, se si t‘ua mësoj fqinjëve tanë rëndësinë e paqes?”
“Jo, sepse ata flasin të gjithë gjuhë të ndryshme”, u përgjigj marinari, “dhe nuk di se si do të mund të kuptonin”.
Ai marinar kishte të drejtë. Pasi kaloi gjithë pasditen duke soditur liqenin, mbretit i lindi një ide. Të nesërmen, thirri të gjithë popullin për të bërë një lajmërim: “Kush do të realizojë pikturën më të mirë mbi temën e paqes, do të fitojë dhjetë monedha të florinjta”.
Të ngazëllyer prej shpërblimit, të gjithë iu vunë punës. Në fund të vitit, të gjithë kishin realizuar një pikturë të dedikuar paqes, duke qenë se të gjithë qytetarët shpresonin të merrnin shpërblimin. Gjithësecili kishte përdorur materialin që i përshtatej më mirë:
Gdhendësi
Furrtari
Ushtari
Vagabondi
Murgu
Mistiku
Nxënësi më i mirë i shkollës
Nxënësi më i keq i shkollës
Dhomat e pallatit u mbushën me vepra, dhe mbreti e pati vërtet të vështirë për të vendosur se cila e përmblidhte më mirë paqen.
Pas një përzgjedhjeje të gjatë dhe të kujdesshme, mbreti thirri sërish popullin për të shpallur fituesin e konkursit.
“Ju falënderoj të gjithëve për angazhimin”, tha sovrani. “Veprat tuaja janë të shkëlqyera sepse janë të bëra me dashuri, megjithatë mua më është dashur të zgjedh njërën për të dhënë çmimin. Por, më parë dua t’ju tregoj se cila pikturë klasifikohet në vendin e dytë: shpreh forcën e maleve, energjinë e diellit, sigurinë e shtëpisë, freskinë e ushqimit, paqen e liqenit, hijen e pyllit, gëzimin e zogjve dhe pafajësinë e rinisë. Është një pikturë e mrekullueshme, dhe do i kisha dhënë fitoren, po të mos kish qenë një tjetër vepër që, sipas gjykimit tim, e përfaqëson edhe më shumë paqen”.
Kur mbreti zbuloi pikturën që kishte zgjedhur, populli thirri i skandalizuar.
“Mbreti ynë duhet të jetë çmendur”, komentoi një grua. “Nuk mund të mendojë vërtetë që një tmerr i tillë të përfaqësojë paqen!”, protestoi bukëpjekësi. “Ndoshta duhej të kishim zgjedhur dikë që merr vesh nga arti”, sugjeroi astrologu mbretëror.
“Mbase ju mendoni se unë nuk marr vesh hiç nga arti, apo nuk di të njoh paqen”, tha mbreti. “Herën e parë që e pashë këtë pikturë, më trazoi edhe mua. Natyra duket e tronditur nga zemërimi i elementëve, por nëse shihni pak më me kujdes atë pemë të shkundur nga era, siç bëra unë, mund të dalloni një degë, dhe në atë degë të dalloni një fole, dhe në atë fole të vini re një zog, i cili i buzëqesh nënës që i sjell ushqim. Për mua, ky është kuptimi i vërtetë i paqes. Kur zemra është e mbushur me gëzim, sepse ti ke një familje dhe lufton ta mbrosh atë, nuk ka rëndësi ajo që ndodh përreth teje, duke qenë se në emër të paqes mund të fitosh kundër çdo lloj vështirësie”.
Pikura më pas u ekspozua nga një fshat në tjetrin. Duke e parë, të gjithë popujt e kuptuan mesazhin e mbretit, dhe paqja mbushi zemrat e tyre. /Në shqip nga: bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje