Profesori i Universitetit të Kalabrisë, albanologu i shquar arbëresh, Gianni Belluscio, ka vdekur të dielën në Cosenza, në moshën 58-vjeçare.
“Giovanni Mario Giacomo Belluscio ka qenë mjeshtër i fonetikës eksperimentale dhe ka realizuar një sërë punimesh me vlerë për fonetikën e shqipes. Si mjeshtër i punës studimore në terren, kërkimet e tij i ka përqendruar në studimet dialektore, veçanërisht të arbëreshëve të Italisë, në fonetikën eksperimentale të aplikuar mbi shqipen dhe të folmet arbëreshe, por edhe në leksikologji dhe leksikografinë e shqipes, sociolinguistikë si edhe analizë teksti lidhur me konkordancat elektronike të teksteve letrare shqipe”, thuhet në njoftimin e Universitetit të Prishtinës.
Belluscio, ndër tjerash, ka shkruar për realizimet fonetike të spikerëve në radiot e Kosovës dhe të Shqipërisë.
Në kuadër studimeve të tij, në terren ka zhvilluar ekspedita gjuhësore në pjesën veriore të Shqipërisë: Theth, Vermosh, Bogë (2007), Bajram Curri, Dragobi, Cernica, Shoshan, Raja, Viçidol (2012).
Ai ka marrë pjesë në shumë konferenca e simpoziume shkencore dhe ka dhjetëra punime shkencore.
Ka kontribuar në disa projekte, si: IRRSAE Puglia (1992), Progetto EMOL, Fryske Akademy-Olanda (1995), EUROMOSAIC (1993-94). Ka botuar dy libra: Fjalor krahasues i termave të gjuhësisë, shqip-italisht-frëngjisht-anglisht (2011, bashkautor), The Albanian Language in Education in Italy (2010).
Po ashtu, ka qenë anëtar i bordit të INA-s (International Network of Albanology) dhe pjesëmarrës i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare (herën e parë më 2003). Po ka marrë pjesë në një projekt të përbashkët me Departamentin e Gjuhës Shqipe të Universitetit të Prishtinës, për hulumtimin e të folmeve arbëreshe. Kumtesa e tij e fundit për albanologjinë është mbajtur dhjetorin e shkuar, në Universitetin e Berlinit (Humboldt Universitat).
“Albanologjia nuk ka një tjetër studiues të kalibrit të tij që do ta zëvendësojë në fushën e fonetikës dhe të studimeve në terren”, shkruan në njoftimin e UP-së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A