LAJMI I FUNDIT:

Zejtarët në Dibër kërkojnë të fillojnë me punë

Zejtarët në Dibër kërkojnë të fillojnë me punë

Zejtarët dibran, të cilët tanimë plot një muaj kanë mbyllur punëtoritë e tyre, kërkojnë që nga nesër – 14 prilli, të fillojnë me punë. Kryetari i Odës regjionale të zejtarëve, Rexhep Sllova, ka deklaruar për gazetën Koha se kërkesa ka të bëjë me pozitën e rëndë të zejtarëve dhe nevojën për të filluar me punë.

Sllova thekson se duke marrë parasysh harxhimet që kanë zejtarët, si qiratë, dhe mos funksionimi i tyre, ka shkaktuar probleme të shumta financiare në familjet e zejtarëve dibran.

Kërkesa është drejtuar në adresë të Shtabit komunal të krizës në Dibër pas kontaktit që kanë patur anëtarët e kryesisë nëpërmjet telefonit. Në kërkesë theksohet se zejtarët kërkojnë nga dita e nesërme (14 prill) të fillojnë me punë me orar të shkurtuar edhe atë nga ora 9 deri në 13. Në kërkesë sqarohet se do të respektohen tërësisht masat qeveritare dhe ora policore dhe zejtarët do të punojnë me maska dhe doreza dhe mjete dezinfektuese.


Zejtarët dibran siç janë berberët, frizerët, fotografët, butiqet,rrobaqepësit, këpucëtarët… tanimë një muaj kanë mbyllur dyqanet e tyre. Popullata poashtu ka nevojë nga punimet dhe tregtia e zejtarëve, thonë përfaqësues të Odës rajonale e zajtarëve në Dibër./Koha/

Në trend Lajme

Më shumë
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Lajme
Ramush Haradinaj në SHBA: Angazhim për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe forcimin e partneritetit strategjik

Ramush Haradinaj në SHBA: Angazhim për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe forcimin e partneritetit strategjik

Lajme
Rasti i policit që u hodh nga lartësia e pallatit, reagon ministri i Brendshëm

Rasti i policit që u hodh nga lartësia e pallatit, reagon ministri i Brendshëm

Lajme
Kandidatët për kryeministër injorojnë “elefantin në dhomë”

Kandidatët për kryeministër injorojnë “elefantin në dhomë”

Politikë
Tubimi në Skenderaj, Haradinaj: Kur u bashkuan Drenica dhe Dukagjini e larguan Serbinë nga Kosova

Tubimi në Skenderaj, Haradinaj: Kur u bashkuan Drenica dhe Dukagjini e larguan Serbinë nga Kosova

Politikë
Parashikimi i motit, ngrica në mëngjes dhe mjegull

Parashikimi i motit, ngrica në mëngjes dhe mjegull

Lajme
Kalo në kategori