Në Kërçovë asnjë i infektuar, Qeveria refuzon kërkesën për ta shpallur “zonë sterile”
Duke qenë se në Kërçovë nuk është regjistruar asnjë i prekur me COVID-19, kryetari i komunës Fatmir Dehari i kërkoi qeverisë që qytetet të shpallet “zonë sterile”, gjë që do të sillte disa masa të veçanta për qytetin.
“Pra të vendosen postblloqe në hyrje dhe dalje të Kërçovës dhe të kontrolloheshin të gjithë qytetarët që do të vinin apo autoritetet e tjera nga qytetet e tjera dhe në qytetin tonë të vazhdonte jeta normale duke e ruajtur distancën sociale dhe duke e mbikëqyrur situatën, veçanërisht e kam për vazhdimin e shkollave por pse jo edhe pjesa më e goditur, që janë restorantet, kafiteritë, që janë një shqetësim serioz tjetër”, deklaroi Fatmir Dehari, kryetar i Kërçovës.
Televizioni 21 pyeti Ministrin e Shëndetësisë se çdo të bëhet me kërkesën e Deharit. Venko Filipçe thotë se nuk ka nevojë për masa të veçanta nëpër qytete.
“Vlerësoj se në asnjë komunë masat shtesë nuk do të jenë më efikase përderisa respektohen masat që tashmë janë në fuqi”, tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.
Nuk mund të ndalet përhapja e koronavirusit me postblloqe policore vlerëson mjeku Genc Selmani, i cili njëkohësish është edhe këshilltar në Komunën e Kërçovës nga radhët e Aleancës për Shqiptarët.
“Propozimi i kryetarit i ngutshëm edhe i pamenduar mirë sepse dihet se OBSH, shkenca e mjekësisë, se ky është një mikroorganizëm i padukshëm dhe postblloqet nuk mund ta ndalin transmisionin ose përhapjen e këtij virusi, përkundrazi mund ta eskalojë situata. 80% e rasteve me koronavirus, OBSH nga studimet shkencore, flasin se janë asimptomtike dhe faktikisht ti mund të lejosh një qytetar nga një qytet tjetër, ose një afarist që ka punë në Kërçovë, ai është asimptomatik dhe faktikisht bëhet personi zero që do ta infektojë gjithë qytetin”, deklaroi Genc Selmani, këshilltar komunal në Kërçovë.
Epidemiologu Zharko Karaxhoski, duke folur për kërkesën e kryetarit të Kërçovës për “zonë sterile”, tha se masat e propozuara nga qeveria janë për respektim të përgjithshëm e që nëse respektohen nga qytetarët, janë masat më të mira të mundshme për parandalim të përhapjes së virusit./TV21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze