Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, ka thënë se pacientja që është prekur nga coronavirusi është fshati Lluga.
Rugova ka pohuar se tani duhet qetësi dhe të përcjellën e respektohen masat preventive që rekomandon Instituti Kombëtar i Shëndetësisë publike, Komuna e Istogut dhe QKMF-Istog, transmeton Telegrafi.
“Të dashur qytetarë, fatkeqësisht në këtë situatë të emergjencës së shëndetit publik, as Istogu nuk mbeti i paprekur nga COVID-19, ndonëse ne kishim marrë një sërë masash efektive. Sapo u informuam që në fshatin Lluga kemi një rast pozitiv me coronavirus. Pas konfirmimit të rastit, menjëherë i kemi marrë të gjitha veprimet e duhura, në koordinim me Policinë dhe QKMF. Do të vazhdojmë të angazhohemi fuqishëm dhe pa panik. Të gjithë bashkë besoj se do të arrijmë të menaxhojmë dhe tejkalojmë këtë situatë.Ajo çka na duhet tani është qetësia dhe të përcjellim e respektojmë masat preventive që rekomandon Instituti Kombëtar i Shëndetësisë publike, Komuna e Istogut dhe QKMF-Istog”, ka shkruar ai në Facebook.
Rugova i ka uruar qytetares shërim të shpejtë.
“Qytetares së prekur i dëshiroj shërim të shpejtë. Ju lutem të qëndroni në shtëpi dhe së bashku do të kalojmë këtë sfidë. Panik jo por shumë kujdes.
Ndryshe, mbrëmë janë konfirmuar 79 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, duke çuar në 362 numrin e të infektuarve./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Nënsekretarja amerikane në Kosovë, takime me presidenten Osmani e kryeministrin Kurti
Policia ndalon një serb në Leposaviq, kishte veshur uniformë ushtarake të Serbisë
Përleshje fizike mes babës dhe djalit në Prishtinë
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare